Rritja e masave kundër shpërthimeve/Xhaçka dhe Kim inspektim në depot e municionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren Yuri Kim kanë inspektuar punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë për depot e municionit në Bataljonin Xhenio.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Xhaçka shprehet se ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.

Mesazhi i Xhaçkës:

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ??për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes.
Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.
Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurtë.
#KrahPërKrah????   /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV