Fëmijët që e fillojnë shkollën vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Në këto ditë te para të shkollës, ku mbizotëron një rrëmujë emocionale, e cila luhatet ndërmjet frikës dhe kurajos të të rriturve, prindër e mësues, duhet të kujtohemi edhe për fëmijët, që do të shkojnë vetëm në shkollë, pa mamin apo babin pranë, për fëmijët e shtëpive të fëmijëve”, për fëmijët jetimë.

Mësuese, ju që do të kini në klasa fëmijë të këtyre institucioneve, përpiquni të jeni të qeshura, të dashura dhe siguruese për ta. Ata, gjënë e parë që kanë provuar në jetë, është braktisja. Ju mësues me pritjen tuaj mund ta zbusni apo ta fuqizoni këtë ndjenjë, që zor se fshihet nga skutat e memorjes.

Ju, mësues,duke i mirëpritur e inkurajuar, zbusni dyshimin dhe i ndihmoni që t’ia dalin në këtë “rrugë” drejt jetës. Ju mësues, keni në dorë që t’ia bëni më të lehtë ditën e parë dhe në vazhdim të shkollës, ku njeriu- fëmijë, vihet në prova me veten për fjalën e të rriturit. Përpiquni ti zbusni dyshimin që ata nuk vlejnë, se po të ishin të mirë, nëna nuk do ti braktiste.

Kështu e shpjegojnë shkencëtarët, ndjesinë që provon fëmija i braktisur që në lindje. Tregojini se i keni njëlloj të rëndësishëm, si fëmijët e tjerë. Mos i shikoni si gjynah, por si përgjegjësi, që duan një trajtim më profesional, pasi nuk kanë një “dorë” të mamit apo babit pranë tyre. Përpiquni mësues me gjithë vështirësitë, që përballeni dhe urime për vitin e ri shkollor.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV