Napoleoni hyn në Moskë, pushtimi i Rusisë i planifikuar në verën 1812

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

14 shtator 1812: Napoleoni hyri në Moskë. Me afrimin e pushtimit të Rusisë, i cili ishte planifikuar në verën e vitit 1812, Napoleoni u detyrua të merrte në ushtrinë e tij edhe ushtarë italiane, polak dhe gjerman të përfituar nga Konfederata e Rhein.

Françesko d’Asburgo dhe Guglielmo i Prusise u bindën dhe vendosën te ndihmonin Napoleonin në këtë fushatë, por me deshirën që ky i fundit ta humbiste këtë betejë.

Më 24 qeshor 1812 armata e madhe, e përbërë nga 650.000 ushtarë, kaloi lumin Niemen i cili ishte kufiri midis dukates se Varsavjes dhe Rusisë.

Ashtu si në vitet e kaluara, Napoleoni shpresonte ta fitonte luftën në një spedicion të vetëm i cili nuk do të zgjaste shumë kohë; në fakt rezervat ushqimore në diposizion ishin te pakta sepse parashikohej pikërisht se kjo betejë do të zgjaste fare pak.

Por ushtria ruse nuk pranoi të ballafaqohej me ushtrinë franceze menjëherë dhe kështu filloi duke u tërhequr vazhdimisht.

Kjo strategji e cila në fillim dukej si një sjellje jo dinjitoze per një ushtri, më vonë u tregua një taktikë shumë e zgjuar me të cilën ushtria ruse kur tërhiqej linte pas fshatra të shkatërruar dhe fusha të djegura.

Ushtria e Napoleonit mbështetej tek ato ushqime që merrnin në territoret gjatë udhës së tyre, duke mos gjetur as edhe një fshat apo qytet të banuar në të cilin ato mund të furnizonin, ushtria u përball me një situatë kritike për jetën.

Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortecën e Borodinos ku u zhvillua beteja më gjakëderdhëse e fushatës të Rusisë.

Trupat russe të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u shpartalluan.

Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, ketu gjeti një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri.

Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhërin të terhiqej më 19 tetor 1812.

Armata franceze morri një humbje shumë të thellë, në pesë muaj të fushatës Ruse Napoleoni kishte humbur 80% të ushtarëve, të cilët ose ishin vrarë ose ishin burgosur ose ishin larguar. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV