Gazetarët nuk mund të marrin pjesë në seancat gjyqësore. Sqarimi që jep GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përmes një deklarate sqaron se gazetarët nuk mund të marrin pjesë në seancat gjyqësore si zbatim i aktit normativ: “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 ” i ndryshuar,  ku në nenin 3 të tij në shkronjën ç) parashikohet zhvillimi me dyer të mbyllura i të gjitha seancave gjyqësore publike si masë e veçantë me efekt në fushën e veprimtarisë gjyqësore.”

Po ashtu është bërë e ditur se vendimet përfundimtare të këtij institucioni do të shpallen publikisht.

Njoftimi i plotë për shtyp

Nisur nga kërkesat e gazetarëve për të marrë pjesë në seancat gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që gjykimet të zhvillohen në prani të mediave si dhe nga reagimet e subjekteve procedurale si avokatë, në lidhje me moslejimin e pranisë së mediave gjatë zhvillimit të gjykimeve, Ju sqarojmë se, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjatë veprimtarisë së saj gjyqësore zbaton urdhërimet e Aktit Normativ nr. 9 të KM datë 25.03. 2020 ” Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 ” i ndryshuar,  ku në nenin 3 të tij në shkronjën ç) parashikohet zhvillimi me dyer të mbyllura i të gjitha seancave gjyqësore publike si masë e veçantë me efekt në fushën e veprimtarisë gjyqësore.

Ndërsa, për shpalljen e vendimeve Gjykata zbaton drejtëpërdrejtë Kushtetutën dhe nenin 146 të Kushtetutës ku thuhet se: “Vendimet gjyqësore shpallen publikisht nëçdo rast”.

Në zbatim të kësaj norme kushtetuese, vendimet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shpallen publikisht. Media dhe personat e interesuar do të njoftohen parprakisht për këtëmoment procedural të procesit.

Lexo edhe :  “Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Paralajmëron Berisha: Kemi fakte të pafundme…

Në lidhej me zhvillimet gjatë seancave gjyqësore jopublike, Gjykata do të përgatisë njoftime periodike, gjithashtu ju ftojme të konsultoheni me faqen tonë të internetit: www.gjp.gov.al.

Duke Ju falënderuar,

Zyra e Marrëdhënieve me Median e Publikun

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parëpër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në Divjakë dhe Lushnje, arrestohet një 64-vjeçar

Gjatë orëve të fundit, dy zjarre aksidentale kanë përfshirë sipërfaqe me pemë dhe tokë bujqësore në zonat e Divjakës...

Festa e titullit kampion, 3 tifozë rrëzohen nga tribuna dhe 81 të plagosur në spital

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb. Ngjarja...

Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që gazetari Elton Qyno ka bërë...

Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur. Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati...

“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara...

Lajme të tjera

Web TV