Merr fund ‘telenovela Kumbulla’/ Shqiptari i habit të gjithë me ekipin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla ishte një nga zbulimet e Serie A këtë  sezon ku shkëlqeu tek klubi i Hellas Verona. Ai spikati sidomos në supersfidat e Veronës ndaj Juves, Interit, Napolit apo edhe Milanit ku së bashku me shokun tjetër shqiptar të repartit Amir Rrahmani, ja dolën të bllokojnë sulmues si Ronaldo, Dybala, Lukaku, Lautaro, Mertens, Ibrahimovic etj.

Menjëherë për të u hap një ankand ku Juve dhe Inter ishin dy klubet më të interesuara e që më pas ju shtua edhe Lazio me Igli Taren. Spekulimet mediatike shpesh e konsideruar të kryer transferimin e tij tek skuadrat e sipërpërmendura, por asnjëherë nuk u finalizua diçka konkrete.

Por nga përgjumja e skuadrave të tjera, përfitoi Roma e cila jo vetëm që hyri seriozisht në garë për të riun shqiptar, por mesa duket ka arritur marrëveshje totale për transferimin e tij në Olimpico.

Roma i ka afruar atij kontratë 5-vjeçare gjë që e ka tunduar së tepërmi Kumbullën. Ai do të përfitojë 2 milion euro në sezon ndërsa Verona do të mbushë arkat e saj me 30 milion eurot nga Verdhekuqtë për 20-vjeçarin shqiptar. Sipas mediave italiane, Kumbulla pritet të mbërrijë sot në Kryeqytet për të kryer analizat mjekësore.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

Lajme të tjera

Web TV