“Na shkoi goja mbrapa qafës”, ish-ministri i Shëndetësisë: Ja pajisja e rëndësishme për të infektuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, vlerëson hapin e Ministrisë së Shëndetësisë për të sjellë një pajisje për ndarjen automatike të plazmës, duke thënë se opozitës i shkoi ‘goja mbrapa qafës’ duke e kërkuar këtë pajisje.

Mes të tjerash, ish-ministri kërkon që të “përmirësohen kapacitetet laboratorike në dy drejtime, për titrimin sasior të antigeneve IgG saktësisht dhe për të shkuar drejt përcaktimit të IgG neutralizuese, shumë të rëndësishme këto të dyja në atë lloj mjekimi”.

Mesazhi i Tritan Shehut:

Më në fund e sollët një pajisje për Plasma Aferesis, OK! Na shkoi “goja mbrapa qafës” duke jua kërkuar, dhe ju ironizonit!

Është kjo një pajisje e insistuar nga në prej kohësh, e rëndësishme jo vetëm për plazmën hiperimune Covid, por dhe për shumë procese të tjera në Qendrën e Gjakut, që duhej të ishte instaluar aty prej kohësh; në fakt duhet më shumë se një e tillë.

Megjithatë më mirë vonë se kurrë, qofte dhe për të dëgjuar këshillat e mendimet ndryshe!

Tashti meqë jemi të ajo plazëm, e cila ka një sërë indikimesh pozitive në mjekimin e një pjese të të sëmurëve Covid, vazhdoni më tej siç edhe përsëri jua kemi thënë:

–Përmirësoni kapacitetet laboratorike në dy drejtime, për titrimin sasior të antigeneve IgG saktësisht dhe për të shkuar drejt përcaktimit të IgG neutralizuese, shumë të rëndësishme këto të dyja në atë lloj mjekimi.

Këto metoda së paku në laboratorin tonë qendror duhet të realizohen, pa u justifikuar me disa vende për të dytat.

Dikush nga ju mund të thotë me negativizëm se kjo është “shkencë”, siç u shpreh për testimin masiv në shkolla që jua kërkuam-unë do t’ju përgjigjesha ky është është zhvillimi.

Lexo edhe :  IKMT konfiskoi pallatin pa leje në Vlorë/ Bici: Do kalojë për interes publik

Zhvillimi e përmirësimi i metodave mjekuese, konkluzioneve strategjike e programative, masave afat shkurtër deri afat gjatë, bëhet nëpërmjet shkencës e jo empirizmit apo PPP me të cilat ju e keni goditur rëndë kërkimin e progresin, qoftë edhe për të përballuar rreziqe siç është kjo epidemi Covid.

E kundërta quhet talebanizëm, gjë që ju e implementuat edhe për laboratorët për muaj të tërë duke goditur rëndë zhvillimin, pra dhe qytetarët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa shpejt po plakemi dhe sa...

Lajme të tjera

Web TV