Ekskluzive/Ecuria e pandemisë, ja diferenca mes fillimit të gushtit dhe atij të shtatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Raziela Myslimaj

Shifrat e Covid-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë janë konsideruar të pa qëndrueshme.

Kjo gjë ka bërë që të ketë vështirësi në përkthimin e numrave, duke konsideruar këtu rastet pozitive, humbjet e jetës, por edhe shifrat e të shëruarve për një parashikim të saktë lidhur me ecurinë e pandemisë.

Muaji shtator sipas ekspertëve të shëndetësisë do të ishte muaji me shifrat më të larta të personave të infektuar nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë.

Ky parashikim lidhej me fillimin e një sezoni të ri shkollor dhe me përfundimin e pushimeve.

Fjala.al ka bërë një krahasim të dy javëve të para të muajit gusht me dy javët e para të muajit shtator.

Ashtu siç edhe pritej, sipas parashikimeve të ekspertëve dhe OBSH-së, 2 javët e para të këtij muaji(1-14 shtator) kanë pësuar një rritje të lehtë në numrin e të infektuarve.

Nga data 1-14 shtator janë regjistruar me Covid-19 2007 persona, një rritje e lehtë krahasuar me 2 javët e para të muajit të kaluar (1-14 gusht) të cilat kanë regjistruar vetëm 1961 raste pozitive.

Vlen për tu theksuar se pavarësisht se numri i të infektuarve nuk ka pasur një rritje të madhe, krahasuar me çfarë pritej, numri i personave të cilët kanë fituar betejën me Covid-19 është rritur ndjeshëm.

Dy javët e para të muajit të kaluar (1-14 gusht) kanë regjistruar 743 pacientë të shëruar, shifër e cila fatmirësisht është rritur ndjeshëm në 2 javët e para të këtij muaji (1-14 shtator) duke e çuar numrin e të shëruarve në 1425.

Një krahasim tjetër shpresëdhënës rezulton edhe me numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ku nga 62 viktima të regjistruar në 2 javët e para të muajit gusht, numri i viktimave në 2 javët e para të këtij muaji ka pësuar një rënie të lehtë duke shënuar vetëm 54 viktima.

Lexo edhe :  “Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Shifrat krahasuese 

1-7 gusht 2020

995 raste pozitive, 275 të shëruar dhe 32 viktima

1-7 shtator 2020

893 raste pozitive ,996 të shëruar dhe 35 viktima

8-14 gusht 2020

966 raste pozitive, 468 të shëruar, dhe 30 viktima

8-14 shtator 2020

1114 raste pozitive , 429 të shëruar dhe 19 viktima

Përfundime: 

Në dy javët e para të muajit gusht (1-14)  janë regjistruar:

1961 total  raste pozitive ,743 të shëruar dhe 62 viktima.

Dy javët e para të muajit shtator (1-14) janë regjistruar:

2007 raste pozitive , 1425 të shëruar dhe 54 viktima.  /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Lajme të tjera

Web TV