Pas dy ditësh një stuhi i fuqishme godet Mesdheun. A preket Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologët kanë parashikuar se një stuhi e fuqishme do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator. Stuhia tropikale pritet të sjellë erëra të forta që mund të arrijnë deri në 200 km/h.

Ekspertët kanë parashikuar se stuhia do të prekë brigjet e Italisë Jugore, por edhe jugun e Greqisë.

Duke qenë se vendi ynë ndodhet fare pranë këtyre dy vendeve, u rrit tensioni se stuhia mund të përfshijë dhe Shqipërinë.

Por sipas ambientalistit Sazan Guri, nuk ekziston asnjë mundësi që vendi ynë të preket nga uragane apo ciklone.

Ai pretendon se e bazon argumentimin e tij në të dhëna që datojnë në vitet 300, para lindjes së Krishtit.

“Mesdheu nuk preket nga uraganet. Mesdheu ka racë të bukur, se është Mesdhe është e bukur, se jemi afër detit. Ata janë tani (flet për italianët e grekët), ne po flasim për 20 mijë vjet.

Nuk ka ndodhur, nuk ka shënime, është matur nga vitet 300 para Krishtit dhe nuk ka pasur tsunami. Mos u mat me natyrën, njeriu duhet të dijë aq sa për ta njohur natyrën, po ta njohësh natyrën atëherë adoptohesh me të”, u shpreh Sazan Guri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Iku dhe më la jetim”, letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të...

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i qëndron versionit se bashkëshortja e...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

Lajme të tjera

Web TV