“Deti”/ Mediat greke citojnë Ramën: Marrëveshja e 2009 u apelua në “Kushtetuese” nga frika e tensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, Dora Bakoyannis dhe Edi Rama, nxorën “shpatat” kundër njëri- tjetrit duke argumentuar se, “herët a vonë do të arrijmë një pikëpamje të përbashkët mbi zonat detare”, ku kryeministri shqiptar mbështet idenë se zgjidhja e kësaj çështje mund të bëhet ose me ndihmën e vendeve të treta, siç tha ai, ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shkruajnë mediat greke pas konferencës për Ballkanin perëndimor organizuar nga “The Economics në të cilën u komentua edhe marrëveshja e prishur për kufirin detar, mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se kryeministri shqiptar nuk e “evitoi dot praninë turke në Ballkanin Perëndimor”, kur deklaroi se; “ne kemi një bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë. Turqia luan një rol kritik për sigurinë e Evropës, ashtu si Greqia luan një rol kritik për kufijtë e Evropës. Padyshim, Presidenti turk nuk është kundër grekëve”.

Më tej në artikull thuhet se: Bakojanis shprehu pakënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, një dekadë më parë, e cila anuloi marrëveshjen Greko-Shqiptare për shënjimin e ujërave territoriale, e cila ishte nënshkruar në Tiranë.

Ajo sqaroi se “ndërhyrja e vendeve të treta nuk ndihmon, ne e dimë se Turqia ishte kundër marrëveshjes”.

Duke parë se kryeministri Rama e ka patur një shpjegim për Bakojanis për prishjen e marrëveshjes së vitit 2009, pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, mediat shkruajnë se kryeministri shqiptar e ka argumentuar me faktin se mund të kishte rritje të tensioneve mes qeverisë dhe opozitës ndaj dhe është apeluar në Gjykatë.

Edhe ministri i Jashtëm i SYRIZA, Jorgo Katrougalos, ndërhyri në këtë diskutim, duke thënë se qeveria e SYRIZA “kishte negociata krijuese (me qeverinë e Tiranës), të cilat në fakt kishin ardhur shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të gjitha çështjet”, duke përfshirë edhe zonën ekonomike ekskluzive.

Lexo edhe :  Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Pas debateve të lindura në vend nga deklarata e Mitsotakis në parlamentin grek për shtrirjen e Greqisë me 12 milje në detin jon, kryeministri Rama deklaroi se marrëveshja e vitit 2009, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pasi sipas tij, cenoheshin interesat kombëtare ndërsa ish-kryeministri Berisha e cilësoi si një marrëveshje e arritur me sukses nga qeveria e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV