Murrizi: Hapni listat 100 për qind, mos u trembni për të ruajtur kuotat gjinore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën Parlamentare, deputeti Myslym Murrizi u bën thirrje palëve politike për të hapur listat me 100 përqind.

Ai thotë se ruajtja e kuotave gjinore është thjesht një pretekst për të mos hapur listat 100 përqind pasi deputetët kanë frikë nga kandidatet femra se mos dalin përpara.

“Ju mos u trembni për të ruajtur zonjat. Ju trembeni se mos zonjat ju dalin përpara dhe ju humb krenaria false, burrërore që nuk e keni. Po ta keni ju vini në këtë sallë si burra me dy “r”. Lërini zonjat të kandidojnë se kanë kuotën e tyre. Tirana ka 35. 12 zonja të jenë nga PD e PS.

Të jeni të bindur që treçerekun e zonjave të kësaj salle femrat e mundin. Ju që ju dhimbset lista e zonjave doni të mbani disa burra-femra në atë parlament. Mos u tallni me shqiptarët. Të hapim 100 përqind listat.

Ta implementojmë të plotë kushtetutën në Kodin Zgjedhor. Në këtë sallë mos të vinë njerëz deputetë pas fustaneve të grave.

Bëni sikur ziheni ditën dhe bëni marrëveshje natën. Hajde t’i hapim 100 përqind. Ato zonja që janë dinjitoze, do vijnë këtu. Komisionerët i keni firmosur.” – tha Murrizi.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV