Denaj: Për rindërtimin janë akorduar 270 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave Anila Denaj tha sot në seancën parlamentare se, janë akorduar 34 miliardë lekë  (274 mln euro) në fondin e rindërtimit që menaxhohet nga ministri i shtetit për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo tha se, zhvillimi infrastrukturor është një domosdoshmëri për të lidhur të gjitha zonat jo vetëm urbane por edhe rurale pasi biznesi i vogël dhe i mesëm në këto zona ka një nevojë të shtuar për këtë infrastrukturë, për të zhvilluar biznesin dhe për të realizuar ato fitime të mundshme të cilat dhe me ndryshimet që i kemi bërë në ligjet fiskale në muajin korrik të tatim fitimit 0 dhe rritjes së pragut të TVSH-së, të ketë një mundësi të shtuar për ripunësimin pas Covid-19.

Denaj tha se, në aktin normativ i janë akorduar edhe për Fondit Shqiptar të Zhvillimit një shtesë fondi prej 3 miliardë lekë në programe zhvillimi.

Shpërndarja e këtij fondi shkoi kryesisht në projekte rehabilitim segmentesh rrugore dhe rikualifikim urban në qendrat e disa qyteteve si, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Pogradec etj.

Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë alokuar edhe fondet për procesin e rindërtimit, duke përfshirë  të gjitha zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në total rreth 11.6 miliard lekë, nga të cilat:

Rreth 7.3 miliard lekë janë alokuar për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti;

Rreth 4.3 miliard lekë janë alokuar për rindërtimin objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti;

Denaj tha se, nga 25 miliardë lekë që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion si fonde garancie në dy paketat e ndihmës anti- Covid janë shpërndarë deri më tani 13 miliardë lekë, ose 52% e totalit për 751 përfitues.

Lexo edhe :  Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj prezantoi në seancën e radhës në Kuvend projektligjin “Për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” ratifikuar me ligjin nr. 100/2017””.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Denaj nënvizoi se përmes dakordësisë së arritur me këtë marrëveshje do të adresohen nevojat për sigurimin e financimit për projekte të tjera, e theksoj “pa kosto shtesë në buxhetin e shtetit”.

“Lidhja e bregdetit me këto zona malore ka një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm sepse realizon një premtim të mbajtur të Qeverisë Rama, por njëkohësisht është dhe një ëndërr e të gjithë banorëve të këtyre zonave të cilët për më shumë se 30 vite presin këtë interkoneksion më të shpejtë nga zonat e tjera malore me zonat urbane apo me bregdetin e jugut”, tha Ministrja Denaj.

Para deputetëve ajo bëri edhe një prezantim të realizimit të të ardhurave për 8-mujorit e vitit 2020 të cilat u realizuan në masën 270.7 miliardë lekë ose 99.8% në krahasim me rishikimin që i është bërë në muajin korrik aktit normativ në raport me të ardhurat.

“Kujtojmë se ky rishikim ishte i domosdoshëm pas dy goditjeve te njëpasnjëshme , ai i tërmetit dhe pandemisë dhe i parashikimeve të cilat në ulje shikojmë një PBB të reduktuar në masën e 4.5% negativ”, tha Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV