“Do hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, Cakaj: Mjetet financiare i siguron qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gent Cakaj, ministri i jashtëm në detyrë ka bërë me dije se qeveria shqiptare do të financojë hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Ky vendim vjen pasi po Shqipëria financoi shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Cakaj thotë se ky është një hap i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm, teksa garanton se Shqipëria do të vijojë të ruajë dhe mbështesë të drejtat e shqiptarëve të Medvegjës.

STATUSI NGA GENT CAKAJ

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës ???…

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.
Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Endri Shabani kërkon zgjedhje në Tiranë: Bashkia nuk është e Veliajt

Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Duke cituar ligjin, ai thotë...

“Regjimi është në fakt tango”/ Flet ish-kandidati i PD: Berishës i pëlqen pushteti

Kadilli kritikoi drejtuesit e PD-së, duke theksuar se humbja nuk mund të justifikohet me parregullsitë zgjedhore. Ai tha se rikthimi i Sali Berishës ka...

Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat

Eksportet e mallrave Made in Albania kanë pasur një performancë pozitive në pjesën e parë të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se në...

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë

Në Nish, Novi Sad, Beograd e më gjerë.... si mësues, punëtor ndërtimi apo tregtar... qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi do t’iu njihen vitet...

Superbomba GBU-57, arma sekrete që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

Cilat janë bombarduesit amerikanë B-2: ata mbajnë "superbombën" e përdorur për të shkatërruar bunkerët në thellësi të mëdha Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë...

Lajme të tjera

Web TV