Tashmë zyrtare/ Roma prezanton Marash Kumbullën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla te Roma. Kjo ishte lëvizja befasuese e merkatos që la me ‘gisht në gojë’ Juventusin, Interin dhe Lazion. Talenti kuqezi mbërriti ditën e djeshme në Romë ku kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën në kontratë.

Sot ka qenë dhe klubi verdhekuq ai që ka prezantuar Marashin në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare e Romës ka postuar një video të Kumbullës të veshur verdhekuq dhe po ashtu ka vijuar fushatën e saj për fëmijët e humbur, mes të cilëve shfaqet dhe fotoja e një shqiptari të zhdukur në Angli të quajtur Fatmir Matmuja. Këtë fushatë klubi verdhekuq e ka nisur që dvitin e kaluar në mënyrë që të asistojë sa më shumë në gjetjen e fëmijëve të humbur. Kujtojmë që vitin e kaluar në prezantimin e Zappacostës tek Roma spikati edhe foto e Bleona Matës.

“Roma përfaqëson një mundësi, një sfidë, ishte e pamundur të refuzoja. U binda nga plani i klubit dhe nuk hezitova të merrja vendimin. Do bëj gjithçka që të mos zhgënjej ato që besuan tek unë,” ishin fjalët e para të Kumbullës

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV