PD: Dosja për vjedhjen e votave t’i transferohet SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i ka kërkuar informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, që në përmbajtje ka vjedhjen e votave në Qarkun e Dibrës.

Përmes një shkrese zyrtare Partia Demokratike kërkon transferim të dosjes tek Strukturat e Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion (SPAK).

Sipas saj është faktuar bashkëpunimi për vjedhjen e zgjedhjeve në Qarkun e Dibrës midis një grupi të strukturuar kriminal dhe Kryeministrit Edi Rama, bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhe të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako dhe Agron Mala.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e strukturuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016

2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo mos-kopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK

3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani./Fjala.al

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV