Manja: Gjyqet në Strasburg, dëmshpërblim por nuk kthehen më në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një diskutim ditët e  fundit për ata gjyqtarë të larguar nga vettingu, por që po ndjekin procesin gjyqësor. Madje ka padi edhe drejt Gjyaktës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Kryetari i komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja deklaron se është e drejtë e tyre për ta bërë këtë, por edhe në rast se fitojnë,  asnjë gjyqtar i larguar nga vettingu nuk mund të kthehet më në sistem.

-Disa çështje janë drejtuar drejt gjykatës së Strasburgut. Kjo krijon një ngërç akoma më të madh nëse ata fitojnë një proces gjyqësor atje.

-Natyrisht që vettingu si proces ka garantuar mjetet e nevojshme ligjore të ankimit për subjektet e rivlerësimit. Është Kolegji i Posaçësm i Apelimit shkalla e dytë, e më pas për proces të rregullt ligjor subjektët e rivlerësimit që janë larguar nga procesi i vettingut, ka raste që janë drejtuar dhe në Gjykatën e Strasburgut. Akoma nuk ka një vendimmarrje në Gjykatën e Strasburgut por Kolegji i Posaçëm i Apelimit nga numri i subjekteve që janë ankimuar 155 vendime kanë marrë formën e prerë. Dhe diferencat e vendimmarrjes nga Komisioni i Pavarur i Kualifikit  te Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por shumica e rasteve kanë qenë në përputhje të plotë. Sigurisht që kjo ka një faturë financiare të caktuar, por ata nuk kthehen më në sistem. Subjektet e larguara nga procesi i vettingut nuk mund të bëhen më pjesë e sistemit. Sepse ky është rregulli i vendosur dhe i përcaktuar në ligjin e rivlerësimit. Ata mund të fitojnë dëmshpërblim, por nuk mund të bëhen më pjesë e sistemit./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lajme të tjera

Web TV