Ngjarjet kriminale në vend/ Ardi Veliu takon strukturat e policisë: Qëndrimi varet nga performanca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qarkun e Tiranës dhe të Elbasanit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me drejtorët e qarqeve dhe grupet hetimore të ngritura për zbardhjen e ngjarjeve.

Ai ka kërkuar një angazhim maksimal te policisë dhe u la detyra konkrete dhe afate për zbardhjen e ngjarjeve. Veliu, sipas burime, ka qenë mjaft i ashpër me vartësit duke u thënë se qëndrimi në detyrë i tyre do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun. Ndërkohë mësohet se është bërë një koordinim i punës mes hetuesve të qarqeve dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme. Ai ka kërkuar një angazhim më të madh në kontrollin e territorit si edhe punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është hartuar një plan masash për kontroll territori duke ngritur postblloqe që kontrollojnë personat që janë në kërkim apo që qarkullojnë me armë.

Po ashtu Veliu ka kërkuar që policia të mbajë nën vëzhgim personat me precedentë kriminalë apo ata që kanë tendencë për t’u përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV