Shkodër/ Burri tenton të vrasë gruan me thikë, ndalohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar më akuzën e tentativë së vrasjes dhe dhunës në familje.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi K.Z, banues në lagjen “Tre Heronjtë”.

Burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e kanosur me thikë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje në kohën e duhur, duke parandaluar krimin në familje, si dhe duke sekuestruar armën e ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh...

Lajme të tjera

Web TV