Cakaj takim me Zaev, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Cakaj, në një reagim në Facebook, u shpreh se takimi me Kryeministrin Zaev u përqendrua në mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë.” – bëri me dije Kryediplomati Cakaj.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj, shprehu se një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë është edhe mbështetja e Maqedonisë së Veriut për Shqipërinë në përpjekjen për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV