Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka treguar raportin e Bankës Botërore mbi arsimin, ku e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në këtë fushë.
Teksa ka shpërndarë një video në rrjetin e saj social Facebook, Kusi falënderon edhe dy paraardhëset e saj, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, ndërsa thekson se ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim.
Mesazhi i Evis Kushit:
“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ✔
Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, shkruan ministrja Kushi.
https://www.facebook.com/evis.kushi.7/posts/1573329922847364