Fundi i Hashim Thaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Hajro Limaj

Më 24 prill 2020 Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi akuzohet për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje, tortura dhe vrasje të kundërshtarëve politikë. Në kohën e publikimit të këtij njoftimi nga Specialja, Hashim Thaçi ishte rrugës për në SHBA, ku do të mbahej takimi mes Kosovës dhe Serbisë, takim ky që u anulua.

Që nga atëherë, presidenti Hashim Thaçi është bojkotuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Tani, edhe pse kanë kaluar më shumë së dy muaj, amerikanët nuk kanë zhvilluar asnjë takim me Thaçin. Thaçi nuk u ftua të marrë pjesë as në takimin e zhvilluar në SHBA, më 4 shtator, ku amerikanët, siç duket, i dhanë ‘goditjen’ e rëndë Hashim Thaçit, duke e bërë të ditur se tashmë ai nuk është një aleat i SHBA-së në Kosovë. Në këtë takim Kosova u përfaqësua nga kryeministri, Avdullah Hoti. Lëvdata për Hotin pati presidenti më i fuqishëm në botë, Donald Trump, dhe i derguari special i tij në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Trump-i e quajti të guximshëm kryeministrin e Kosovës.

“Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve. Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, ka thënë Trump. Fjalët e Trump-it, dhe mbështetja e vazhdueshme e Richard Grenell-it, dhanë shenjat e para se tashmë aleat i tyre në Kosovë është Avdullah Hoti. Mbështetjen e madhe ndaj Hotit e tregoi edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. “Është nder për mua që të jem këtu me kryeministrin, Avdullah Hoti, në nderim të viktimave të 11 Shtatorit. Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por duhet të shohim kah e ardhmja paqësore”, deklaroi Kosnett. Edhe këtu, SHBA-ja refuzoi edhe një herë Hashim Thaçin, duke ia dhënë edhe ‘goditjen’ përfundimtare, dhe duke dëshmuar se tashmë SHBA-ja nuk e sheh si njeriun e duhur për të bashkëpunuar presidentin e Kosovës.

Lexo edhe :  Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Po çfarë ka ndodhur?

Rezistenca e disa partive politike në Kosovë, e shoqatës së miqësisë shqiptaro-amerikane në Amerikë, e shumë analistëve dhe komentatorëve me emër në shtypin e Amerikës, Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë kundër qëndrimeve të Hashim Thaçit dhe mbështetjen e tij nga një pjesë e administratës së Bushit për shkëmbim territoresh e detyroi Tramp-in ta braktiste Thaçin dhe të mbështeste kryeministrin Hoti, duke hequr nga marrëveshja çdo lloj shkëmbimi territori. Kështu ai rifitoi besimin e popullit të Kosovës dhe botës shqiptare, duke vërtetuar se SHBA-ja është aleati strategjik i saj, duke i shtuar krah njohësve edhe Izraelin, një shtet i vogël, por shumë i fuqishëm dhe aleat besnik i Amerikës.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV