Policia, FNSH dhe RENEA ngrenë 73 pika kontrolli, 21 të arrestuar me drogë dhe armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dy ditësh policitë e të gjitha qarqeve, në mbështetjen e forcës së posaçme “Shqiponjat”, FNSH, RENEA-s dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, policia vijon kontrollet në terren për goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit. janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, 12 kilogramë kanabis e doza me heroinë.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 21 persona, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, si dhe janë ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 51 persona për verifikim.

Në Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilit në automjetin tip “BMW” me të cilin qarkullonte iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT, 3 krehëra dhe 21 fishekë.

Në Vlorë, gjatë kontrolleve në banesa e ambiente, në zbatim të planit të masave u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Y. S., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti 12 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë bimë të dyshuara cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë së Vlorës kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit B. M., 51 vjeç, banues ne fshatin Velçë, Vlorë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri gjysmë automatike model 56 dhe municion luftarak.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Posta nuk ua ka dorëzuar zarfin mbi 52 mijë emigrantëve shqiptarë!

Në Tiranë, janë vënë në pranga 4 shtetas të cilëve iu janë gjetur me vete doza me lendë narkotike të dyshuar heroinë.

Gjithashtu janë proceduar e arrestuar në Korçë e Berat 4 persona për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, në Tiranë, Fier, Elbasan e Lezhë, janë kapur 7 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si dhe në të gjithë vendin janë vënë në pranga 15 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2863748190578200

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV