“Merkel refuzoi të takoj Ramën”, Biberaj: Mbyllje dere nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj, ka reaguar së fundmi lidhur me vizitën e kryeministrit në Gjermani, pasi nuk u takua me kancelaren Merkel dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Biberaj shprehet se ky refuzim i Ramës nga drejtuesit politikë gjermanë është ‘mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika ndërkombetare”.

Më tej ai shton se në sytë e ndërkombëtarëve, Edi Rama është aliazhi i një kryeministri që vjedh zgjedhjet me bandat për të mbajtur pushtetin.

Postimi i plotë

Refuzimi i Merkel për Edi Ramën fundi i palavdishëm i “mbështetjes ndërkombëtare” ndaj “liderit global”!

Meqenëse Edin nuk e takoi as kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së atëherë ai “takoi” në Berlin kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën:) tani është radha e jonë për ta flakur tej këtë karikaturë të shëmtuar politike!

Të dashur miq,

Refuzimi i kancelares Angela Merkel për të takuar Edi Ramën në Berlin, i shoqëruar kjo edhe me refuzimin e drejtuesve të Bundestagut Gjerman dhe i drejtuesve politike të maxhorancës CDU/CSU, ishte një përplasje dere në fytyrë për  krye-mashtruesin e Shqipërisë, i cili u përpoq prej 7 vitesh që t’i hedhë hi syve ndërkombëtarëve duke i mashtruar për reformat në Shqipëri, ndërkohë që këtu bënte të kundërtën.

Mbyllja e derës nga gjermanët është në fakt mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika ndërkombëtare. Refuzimi gjerman e bën nul moralisht edhe mandatin e drejtuesit të radhës të OSBE-së, të cilin ndonëse e kishte dhuratë nga qeverisja e PD-së, me imazhin  ndërkombëtar që ka krijuar Edi Rama, s’arriti ta përdorë në asnjë rast, pasi as Llukashenko nuk e pranoi si negociator për të zgjidhur krizën politike në Bjellorusi.

Edi Rama është sot në sytë e ndërkombëtareve aliazhi i një kryeministri që vjedh zgjedhjet me bandat për të mbajtur pushtetin dhe përdor pushtetin politik, administrativ, mediatik dhe mafioz për të vjedhur zgjedhjet, i një politikani që solli krimin në parlament, që shkriu Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë dhe gjykatat e tjera që të mos ketë kush t’a gjykojë, i një simboli të korrupsionit që e shndërroi vendin e vet në Kolumbinë dhe Meksikën e Europës, i një autokrati të pa aftë dhe profan që e keq përdori pandeminë për pushtetin dhe pasurimin e tij dhe të klikes së tij, i një politikani me mantalitet dhe psikologji tipike moniste/komuniste që zhvilloi votime vendore moniste në vitin 2019, i një megallomani që s’i mjaftoi shkatërrimi i Shqipërisë por u fut në pazare të ndyra anti-shqiptare në Ballkan me sllavët për të ndarë dhe copëtuar Kosovën. As nuk bëhet fjalë me që ne të marrim ftesën për hapjen e negociatave me këtë kryeministër karagjoz dhe të papërgjegjshëm, me këtë parlament ilegjitim te mbushur me karnavale, dhe me kete qeveri matrioshkash/kukullash ruse.

Lexo edhe :  Ish-deputeti demokrat: Berisha të hapë krahun, e mbështesin vetëm fanatikët ekstremë

Tani qe nderkombetaret i kane hequr vizen “liderit global” na mbetet ne shqiptarëve që ta flakim tej këtë karikature të shemtuar politike qe e katandisi Shqiperine si mos me keq! Ora e se vertetes, ora e fitores po afron!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë!

Trajnerët Sylvinho dhe Dragan Stojkovic kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri - Serbi, e cila...

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në “Arenën Kombëtare”. Rrugës, pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tifoz i vogël në...

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato...

Goli që duhet t’i bëjmë Serbisë… dhe unë “antishqiptari” që mendoj se mund të na mundin

Nga Martin Leka Ka shpërthyer një histeri patriotike për ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet pas pak orësh në Tiranë. Që nga tifozët, spordashësit, politikanët, tregtarët, patriotët, trutharët,...

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”/Tifozët dhurojnë spektakël para ndeshjes ndaj Serbisë

Ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV