Bojkoti Superligës jehonë në mediat ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehone ndërkombëtare tashmë. Media prestigjoze italiane, Tuttosport, sot ka publikuar një artikull të plotë ku pasqyrohet në detaje situata e krijuar pas bojkotit të kampionatit. Me një titull të fortë, kaos në Shqipëri, futbolli në grevë kundër Qeverisë, Tuttosport ka dashur të informojë opinionin publik italian mbi atë që po ndodh sot në futbollin shqiptar.

Më poshtë artikulli i plotë i Tuttosport:

Kaos në Shqipëri!
Futbolli në grevë kundër Qeverisë. 9 Presidentë nga 10 bojkotojnë kampionatin

Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjëndje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati. Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje. Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.
Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, sëbashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parliament, i cili përbëhet nga një mazhorancë socialiste dhe qeverisëse. Por nga ai moment nuk ka ardhur asnjë përgjigje, deri në pikën që në fillim të muajit gusht 9 nga 10 presidentët e klubeve shqiptare (në fillim mungoi firma e Presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, që firmosi një ditë më vonë) të bojkotojnë fillimin e sezonit të ri. Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta dhe janë çuar përpara për të ndihmuar zhvillimin e futbollit. Nuk është një rastësi që UEFA nuk ka ndikuar te Federata e cila, e mbështetur nga opinionin publik shqiptar, pret përgjigjen dhe reflektimin e qeverisë.

Të fundit

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Lajme të tjera

Web TV