Ferit Lamaj është një nga fabulistët më të mirë në historinë e letrave shqipe. I cilësuar La Fonteni shqiptar ai është një prodhimtar i pa konkurueshëm. Herë pas here Lamaj pubkikon fabula në faqen e vet në facebook sipas situatave, ngjarjeve dhe fenomeneve por edhe historive e personazheve.
Sot ai ka publikuar një fabul me titull Dredharakja që eshtë e lidhur me dhelprën. E cilëson vilte frutat në pushtet por që në fund ra nga fiku, por ama ra mbi rrush. Sigurisht që Lamaj e ka patur në mend politikanen për të cilën ka publikuar fabulën por ai nuk e ka treguar këtë. Do ishte shumë gjë e bukur ta gjenim: Për cilën politikane e ka fabulisti Lamaj që ra nga fiku por ra mbi rrush? Më poshtë fabula e Lamajt publikuar në ditën e sotme në facebook./Jo.Be/Fjala.al
Fabula e Ferit Lamaj
Dredharakja
Zonja Dhelpër kish një jetë,
vilte frutat në pushtet.
Por një ditë ra nga fiku.
Rroftë e qoftë kryemiku!
Sa për dredha s’ia del kush,
ra nga fiku drejt mbi rrush.