Profesor Edmond Tupe rrëfen si kaloi Covid-19 bashkë me djalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Edmond Tupe në një intervistë për Fax News ka folur pas infektimit nga Covid-19 dhe mënyrës sesi e kaloi virusin, i cili tashmë është përhapur gjerësisht vend , ku numërohen qindra raste të reja çdo ditë.

Tupe zbuloi se është treguar vazhdimisht shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por një ditë është ndjerë i lodhur dhe i këputur dhe më pas ka zbuluar se është i prekur me Covid-19.

Profesor Tupe tha se edhe djali i tij rezultoi pozitiv, ndërkohë që e shoqja ishte asimptomatike. Tupe tha se fatmirësisht nuk patën probleme me frymëmarrjen, por shtoi se kishte dhimbje koke dhe këputje, dhe djali i tij qëndroi për 7-8 ditë i shtrirë.

Në fund profesori tha se “përfundimi ishte se do të vazhdonim të mbanim të mprehur shpatën e vigjilencës. Unë i jam mirënjohës mjekut të familjes. Që para se të fillonte Covid-19 më kishte thënë shto dozën e vitaminës C. U bëj thirrje bashkë atdhetarëve që të mos e heqin maskën, të lajnë duart vazhdimisht.”

“Në familjen tonë jemi tre veta bashkëshortja djali im edhe unë. Deri para një muaji ne nuk kishim asnjë shqetësim. Djali dhe nusja rrinin brenda, unë duke u armatosur me të gjitha mundësitë e mia për të mos u prekur nga virusi bëja pazare në orare kur nuk kishte njerëz, vija maskën, mbaja distancën dhe laja duart pafundësisht.

Shumë i kujdesshëm, ime shoqe gjithashtu. Pastaj erdhi një ditë që unë u ndjeva i këputur, i lodhur. Njoftova mjekun, pastaj me anë të mjekut të familjes lajmërova qendrën epidemiologjike për të bërë tamponin. Unë dola pozitiv dhe djali ishte pozitiv, djali kishte zënë shtratin. Unë jo, qëndrova, nuk u dorëzova, ndërsa nusja jo, mesa duket ishte asimptomatike.

Lexo edhe :  Shkrumbohet kamionçina në autostradën Levan-Vlorë

U kuruam me ilaçet e duhura. Mua mu deshën dy ditë dhe e mora vetën pa zënë shtratin, por im bir qëndroi 7-8 ditë. Unë pata një ditë temperaturë, pastaj pata këputje. U kuruam, por fatmirësisht nuk patëm probleme me frymëmarrjen, djali kishte temperaturë. Bëmë sërish tamponin, pasi kaluam ethen e madhe dhe doli që unë dhe ime shoqe ishim negativ dhe djali ishte pozitiv. Pas disa ditësh edhe djali e kapërceu. Përfundimi ishte se do të vazhdonim të mbanim të mprehur shpatën e vigjilencës.

Unë i jam mirënjohës mjekut të familjes. Që para se të fillonte Covid-19 më kishte thënë shto dozën e vitaminës C. U bëj thirrje bashkë atdhetarëve që të mos e heqin maskën, të lajnë duart vazhdimisht.”- tha Tupe.

Të fundit

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë...

Lajme të tjera

Web TV