SHBA/ 6.76 milionë të infektuar dhe 200 mijë të vdekur nga COVID, Trump: Vaksinë për të gjithë brenda prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me bilanc prej 6 milionë e 760 mijë banorë të prekur nga COVID-19 dhe vdekje me një numër 199 mijë e 255, shifrat e fundit të Universitetit Johns Hopkins ngrenë sërish alarmin në kontinentin amerikan.

Ndërkohë, universitete të tjera në mbarë vendin kanë konstatuar se shumë studentë kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve, pak pas rihapjes së tyre.

Kështu, Kolegji i Providencës në Rod Ajllënd i ka kthyer të gjitha mësimet online pasi mbi 80 studentë rezultuan të infektuar në një periudhë 2-ditore.

Kolegji ka ndaluar gjithashtu grumbullimet e brendshme dhe ato të jashtme në ambiente publike dhe ka paralajmëruar studentët që i shkelin rregullat se do të pezullohen.

Edhe Universiteti i Miçiganit u kërkoi gjithashtu studentëve të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Situata e rëndë në Shtetet e Bashkuara detyroi autoritetet të zgjasin mbylljen e kufijve me Meksikën edhe për një muaj, deri më 21 tetor.

Të premten, presidenti Donald Trump premtoi se çdo qytetar amerikan do të ketë në dispozicion një vaksinë duke filluar nga muaji prill. Ndërsa stoku i parë i vaksinave do të nisë të shpërndahet më vonë gjatë vitit të ardhshëm. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

Lajme të tjera

Web TV