Video/ ‘Çmendet’ McGregor, triumfon pas vetëm 40 sekondash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon të triumfojë siç vetëm ai di. ‘Viktima’ e radhës është Donald Correone. McGregor e mposhti sapo hyrë në kafaz, duke e goditur i pari. Duke treguar se sërish është ai zotëruesi i dueleve të tilla.

Kështu iu deshën vetëm 40 sekonda për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).

Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren.

Për McGregor ky është suksesi i 22-të në karrierë. Ai ka edhe 4 humbje, ndërsa për Cerrone kjo është humbja e 14-të, por ai ka edhe 36 fitore  plus një duel pa rezultat. /Fjala.al/

Të fundit

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Relatore do të...

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa...

Lajme të tjera

Web TV