I vunë flakën fabrikës ku humbën jetën 260 persona, dy autorët dënohen me varje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me varje në mes të qytetit dy burra të cilët u shpallën fajtor për vendosjen e zjarrit në fabrikën e veshjeve në Pakistan.

Abdul Rehman dhe Zubair Charya dy të akuzuarit ishin punonjës të fabrikës dhe sipas deklaratave të bëra nga gjykata rezulton se shkaku i vendosjes së zjarrit ishte sepse ata nuk kishin marrë akoma rrogën nga pronarët e fabrikës.

Ky zjarr ndodhi në vitin 2012 ku fatkeqësisht humbën jetën 260 njerëz të cilët mbetën të bllokuar sepse ndërtesa nuk kishte asnjë dalje emergjente.

Më shumë se 24 orë pasi filloi ferri, ekipet e shpëtimit po luftonin ende për të nxjerrë trupat e vdekur dhe për të shpëtuar të plagosurit qe ndodheshin brenda.

Shumë punëtorë u hodhën nga katet e sipërme, ndërsa të tjerë nuk mundëm për shkak të grilave metalike të cilat ishin të vendosura në dritare. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Sheikët me lehtësi, pogradecarët, korçarët e dibranët me dyshim

Nga Shpëtim Luku Së fundmi, është raportuar se superjahti i pronarit të Manchester City-t është ankoruar në portin e Durrësit...

Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që...

2008: Lufta Ruso-Gjeorgjiane, një përplasje e re në kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik

Në datën 7 gusht 2008, shpërtheu zyrtarisht konflikti ushtarak midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, i njohur si lufta Ruso-Gjeorgjiane, ose lufta pesë-ditore, për shkak të...

Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

Mbiçmimi i lekut kundrejt monedhave të huaja, që nga viti 2018 është reflektim i ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare, përfshirë rritjen e eksporteve, turizmit...

“Kështjella në Rërë”, aktivitet argëtues për fëmijët e Velipojës

Në plazhin e Rrjollit, në Velipojë, është zhvilluar etapa e fundit e projektit “Kështjella në Rërë” me fëmijët e Qendrës “Hapa të Lehtë”. Fëmijët, duke...

Lajme të tjera

Web TV