Kryeministri i ri/ Përplasje mes palëve, përçahet koalicioni fitues në Malin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e Frontit Demokratik kanë deklaruar se Zdravko Krivokapiç, nuk ka më mbështetjen e plotë të koalicionit dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fitoje besimin e organeve të partisë.

Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviç, kishte propozuar Krivokapiçin për mandatar të qeverisë malazeze.

Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviç, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviç, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviç dhe Zoran Mikiç.

Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve. U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiçin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.

Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiç nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.

Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Befason kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e...

Çanin rrugët për të vjedhur energjinë, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli?

Policia britanike ka zbuluar një rrjet të jashtëzakonshëm krimi ndërkombëtar të udhëhequr nga shqiptarë. Në një artikull të publikuar në "Daily mail" tregohet sesi mafiozët shqiptarë...

MUSE-X/ Panairi i parë i muzikës vjen në Tiranë

MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan në datat 11/12/13 prill. I konceptuar...

Zjarret në apartamente: Sa kushton sigurimi? Ponari: SIGAL dëmshpërblen në kohë

Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit , luhatjet e...

Gjermani, prodhuesi i makinave Audi shkurton 7500 vende pune

Prodhuesi i makinave Audi ka vendosur të shkurtojë 7,500 vende pune deri në fund të vitit 2029, si pjesë e një programi ristrukturimi që...

Lajme të tjera

Web TV