Ndodh e papritura/ Ishin gati për luftë, Greqia dhe Turqia drejt paqes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia dhe Turqia mesa duket kanë vendosur të bëjnë paqe mes tyre dhe të bisedojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.  Ishte Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë që njoftoi se është rënë dakord që palët të ulen në bisedime.

“Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të zhvillojnë së shpejti raundin e 61-të të Bisedimeve Kërkimore në Stamboll”, shkruhet në njoftimin e ministrisë greke.

Ende nuk është vendosur një datë e saktë për këtë takim dhe as formati me të cilin do të zhvillohet. Ky njoftim nga autoritetet greke vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të acaruara.

Greqia dhe Turqia për javë të tëra kanë kërcënuar njëra-tjetrën me luftë, për shkak të territoreve në detin Mesdhe. Të dy shtetet pretendojnë territor, por situata nuk u përpoq të zgjidhej me dialog, por me kërcënim për luftë.

Për këtë situatë kanë ndërhyrë dhe fuqitë e mëdha dhe NATO, që gjithmonë kanë bërë thirrje për ulje në bisedime

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Lajme të tjera

Web TV