Kur dënohej me burg kryemësuesi Mirash Ivanaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

– A e more vesh, mor ti?

– Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?

– Je i dënuar me 7 vjet burg!

– Po për ç’ka jam dënue mor zotni?

– Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.

– Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.

– Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.

– Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?

– Mbylle gojën se je i dënuar!

Fjalët e fundit në procesin farsë në të cilin regjimi bolshevik dënoi me shtatë vjet heqje lirie krye reformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn.

Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të M. Ivanajt. Thuhet se disa javë para ditës së lirimit nga burgu ai i ka dërguar drejtorit një letër ku i kërkonte atij ta mbante në burg se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar. Por, i dërrmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, ai mbylli sytë për jetë. E mbylli jetën në moshën 62 vjeçare. Në këtë mënyrë Shqipëria humbi një ndër bijtë më të mirë të saj. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Lajme të tjera

Web TV