Albin Kurti, kryeministër? Hashim Thaçi jep shenjat e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë shenjat e para se do të dekretojë, Albin Kurtin si kryeministër.

Kreu i shtetit është shprehur se ai tashmë ka fakte të mjaftueshme për të mandatar Albin Kurtin në krye të qeverisë së Kosovës.

Jam duke menduar se do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar se në momentin kur Kryetari i Partisë së Parë, e ka mandatuar Partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e Qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptim zyrtar merr nominimin. E kam nënshkruar nominimin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë mandatin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin”, është shprehur Thaçi pas takimit me William Wolke.

Sipas Thaçit, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë po presin që të ngrihen institucionet e reja.

Për këtë arsye, Thaçi ka kërkuar që Albin Kurti të pranojë ose të refuzojë krijimin e qeverisë së re, bazuar në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tani topi është në fushën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili do të duhet të përgjigjet shpejt në krijimin e qeverisë së re të Kosovës, siç pati premtuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit, se do të nënshkruante marrëveshjen me koalicionin qeverisës, madje jo më shumë se 100 orë pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje edhe pse ka tre muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet.

Të dyja partitë nuk kanë arritur të dakordësohen për kreun e Kuvendit të Kosovës, ndërsa vendi vijon të funksionojë prej gjashtë muajsh, me qeveri në dorëheqje./Fjala.al/

Të fundit

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

Lajme të tjera

Web TV