Bulqizë/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, i riu dërgohet me helikopter në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident i rëndë me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë- Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh.

Një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetin tip motor me të cilin udhëtonte dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Përplasja ka qenë e rëndë, ndërsa kanë qenë kalimtar të rastit që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja 32-vjeçari B.Nasufi u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës thanë se i riu kishte fraktuara në trup, të shkaktuara nga përplasja e fortë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tri klube ofrojnë 40 mln euro, Barcelona po shet mesfushorin?

Marc Casado po kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha europiane. Liverpool, Chelsea dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interes...

3 Korrik 2013: Përmbyset presidenti egjiptian Mohamed Morsi nga ushtria

Më 3 korrik 2013, pas katër ditësh protestash masive në të gjithë Egjiptin, ushtria egjiptiane rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi, presidentin e parë...

Balla i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët!

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh gjatë qeverisjes...

“Sapo ishe martuar, ne ishim bashkë…” Ronaldo përlot me mesazhin për Diogo Jota

Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit tronditës për vdekjen e shokut të ekipit në kombëtaren portugeze, Diogo Jota. I prekur, Ronaldo kujtoi...

“Po më nxini jetën!” SPAK u sekuestroi 4 mln euro, babai i Suel Çelës: Kam 35 vite…

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka reaguar pas njoftimi të bërë këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lajme të tjera

Web TV