Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Ai nuk ka ngurruar të komplimentojë kreun e Bashkisë për punën e realizuar në kryeqytet.
Thaçi e ka konsideruar Tiranën një shembull për t’u ndjekur nga kryeqytetet e rajonit.
“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë,” shprehet Presidenti Thaçi në një postim në Twitter, krahas fotos me kryebashkiaun Veliaj.
“Standardi i punës suaj, – shton kreu i shtetit të Kosovës, – është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit”.
Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun @erionveliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën të dashur për të gjithë shqiptarët & e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit. pic.twitter.com/aSJg9QEUB7
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 24, 2020
Pa.Va/Fjala.al