Spiunët e KGB-së, si e tradhtuan Britaninë djemtë e kolegjeve angleze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma e errët pa dritare në Kuartierin e Përgjithshëm të KGB-së nuk kishte asgjë më shumë se sa një karrige, radhë të tëra raftesh me dosje dhe një tavolinë të gjatë. Në qoftë se dhoma do të kishte pasur një dritare, do të shiheshin fare pranë muret e Kremlinit të ndezur flakë nga dritat. Oficeri i sapoemëruar u ul në tryezë, ndërkohë që punonjësi i kartotekës i kalonte atij dosje pas dosjeje. Duke shfletuar dosjet oficer i KGB-së kishte shtangur. Në to ishte një histori e katër agjentëve të cilët kishin depërtuar deri në nivelet më të larta të shërbimit të zbulimit britanik. Çdo gjë që kishin menduar Çurçilli dhe Rusvelti apo Trumani iu ishte raportuar sovjetikëve sapo këta tre shtetarë të mëdhenj i kishin shprehur ato. Dosjet kishin një shënim të qartë: “T i kalohen kontrollit, Berias, Stalinit”. Në këtë rast, asnjë burokraci nuk pengonte vërshimin e informacionit të marrë nga këta agjentë. Ai ishte tepër i rëndësishëm, tepër i besueshëm. Oficeri i KGB-së buzëqeshi. Rrallë e bënte këtë.

Personat e përmendur nuk janë personazhe të ndonjë romani spiunazhi. Edhe oficeri i KGB-së nuk është sajim i ndonjë autori romanesh të tillë. Ata ishin njerëz realë. Eshtë fjala për Burgess, Blunt, Maclean, Philby dhe Cairncross.

Harold Adrian Russell “Kim” Philby në një konferencë shtypi

Grupi i spiunëve anglezë

Nuk kanë ekzistuar ndonjëherë agjentë më të suksesshëm, më dramatikisht mbresëlënës se sa ky grup anglezësh të cilët për herë të parë ishin takuar së bashku në Kolegjin Triniti të Universitetit të Kembrixhit në vitet 30-të. Në një masë apo tjetrën, të gjithë ata kanë qenë agjentë aktivë të Bashkimit Sovjetik për një periudhë mbi tridhjetëvjeçare. Ata kanë qenë agjentët më produktivë të spiunazhit kundër interesave britanike dhe amerikane të çdo koleksioni agjentësh në shekullin e njëzetë. Njëri nga ata, Kim Philby i shërbeu KGB-së për pothuaj pesëdhjetë vjet.

Homoseksualët e rekrutuar

Që të pestë më në fund u zbuluan, por në mënyrë të habitshme, nuk u kapën asnjëherë. Njëri, Burgess, ishte një homoseksual pompoz dhe alkoolist. I dyti ishte një homoseksual i dallueshëm i cili ishte ngritur në hierarkinë kalorësiake deri në shkallën e Kuratorit Mbretëror të Artit. I treti, MacLean, ishte një diplomat i tensionuar e i pasigurt me bindje ambigue seksuale. I katërti, Philby, ndoshta më intriguesi i grupit, ishte një heteroseksual i përkushtuar, është mbiquajtur jo pasaktësisht “Spiuni i shekullit”.

Spiunët e suksesshëm

Spiunët e mëdhenj janë në fakt më interesantë se sa nëpër romane, më magjepsës në realitet se sa janë legjendat që mbijnë e rriten rreth tyre. Është e lehtë të harrohet që spiunët e suksesshëm, për shkak të tradhtisë së tyre janë disa nga vrasësit më të aftë. Viktimat e vrara prej tyre shpesh janë të panjohura për ata vetë, të cilët i kanë dërguar padashur drejt vdekjes së sigurt.

Tradhtari

Sipas fjalëve të Robert J. Lamphere, agjent special i FBI-së: “Sot natyrisht dihet nga të gjithë që Harold Adrian Russell Philby ka qenë një agjent sovjetik brenda MI-6, një tradhtar i vendit të tij dhe një njeri i cili tradhtoi shumë nga sekretet më të rëndësishme të demokracive perëndimore tek Bashkimi Sovjetik. Tashmë Philby është një legjendë, një demon apo antihero, në varësi të prirjeve të çdonjërit.”

Plani depërtues

Qysh herët në fillim të vitit 1920 hierarkia e NKVD-së kishte hartuar një plan për të depërtuar në shërbimin informativ britanik. Duhet të identifikoheshin disa djem të rinj të shkëlqyeshëm nga kolegjet, të cilët ishin të paracaktuar për të bërë karrierë në Forin Ofis apo në agjencitë e zbulimit. Në qoftë se ata ishin mjaftueshmërisht marksistë apo antifashistë, ata kultivoheshin dhe vlerësoheshin në mënyrë shumë të kujdesshme. Për realizimin e këtij plani, nuk ishin të nevojshëm ata djem të rinj që shpërndanin kudo pamflete apo që ishin hapur anëtarë të partisë komuniste, sepse ata ose ishin shumë lehtësisht të identifikueshëm për shkak të radikalizmit të tyre si rrezik për sigurinë e Britanisë, ose kishin të ngjarë të ishin të rinj të klasës punëtore të cilët pak shanse kishin të bënin pjesë në të ardhmen në këto shërbime. Siç rezultoi, kjo ishte një strategji e shkëlqyeshme.

Të pestët e Kembrixhit

Rekrutimi i studentëve

Të pestët e Kembrixhit ishin pikërisht nga këta djem të rinj, të rekrutuar nga KGB-ja gjatë viteve të studimeve të tyre universitare. Dy prej tyre, Blunt dhe Burgess, ishin anëtarë të një shoqate të respektuar sekrete të viteve 30, “Apostujt e Kembrixhit”, shoqatë që në ato vite ishte marksiste. Pas një vizite në Rusi në vitin 1930, KGB, rekrutoi të parin Blunt-in, që ishte më i madhi në moshë (datëlindja 1907), dhe më pas rekrutoi edhe të tjerët. Blunt kishte një mundësi të gjerë për të qenë një vrojtues i talentuar, meqenëse ishte në atë kohë, mësues privat i frëngjishtes, një lëndë e domosdoshme për çdo djalosh që pretendonte të bënte karrierë në shërbimin e jashtëm. Po ashtu, si një anëtar nga të udhëheqjes të Apostujve, ai mund të ndiqte anëtarët më të rinj të diziluzionuar politikisht ndërsa ata merrnin pjesë nëpër diskutimet që përcaktoni rendin e ditës të mbledhjeve të shoqatës sekrete. por megjithatë, nuk qe ai rekrutuesi it re të tjerëve, megjithëse i njihte shumë mirë ata gjatë viteve të tyre të shkollimit të mesëm.

Franko shpërbleu me medalje Kim Filbin

Durimi i NKVD-së e më pas i KGB-së ishte jashtëzakonisht mbresëlënës. Ashtu si edhe shishet e pamaturuara të verës, që të katërt u lanë mënjanë me kujdes për t’u zhvilluar në kantina madhështore. Në fund të fundit, rekrutë të tillë të dobishëm nuk mund të shpejtoheshin në zhvillimin e tyre si agjentë të rëndësishëm sovjetikë. Apostafat ata u mblodhën me njëri tjetrin pas një kohe pas rekrutimit të tyre, kështu që hyrja e tyre në shërbimet informative britanike u realizua pa u ngritur ndonjëherë dyshim në lidhje me besnikërinë e tyre ndaj Britanisë. (veç këtyre të katërve, kishte edhe agjentë të tjerë të rekrutuar në Kembrixh. Njëri prej tyre ishte edhe John Cairncross, veprimtaria e të cilit vetëm në mënyrë tangenciale takohej me atë të Philby-t dhe të tre të tjerëve). Të pestët e Kembrixhit qenë aktivë për gjatësi të ndryshme kohe. Burgess dhe MacLean ishin më prodhimtarët për dymbëdhjetë vjet me radhë, deri në kohën e dezertimit të tyre për në Rusi në vitin 1951. Philby ishte më prodhimtari për një kohë sa dyfishi, nga viti 1940 e deri në vitin 1963, kur edhe ai dezertoi në Rusi. Megjithatë, edhe pas dezertimit, Philby vazhdoi të punonte për KGB-në, pothuaj deri sa vdiq në vitin 1988, si këshilltar dhe instruktor i agjentëve, duke arritur kështu të ketë një karrierë pothuaj gjysmë shekullore. Blunt pati një kohëzgjatje aktive më të gjatën pa u zbuluar si agjent, rreth tridhjetë vjet, deri në demaskimin dhe rrëfimin e tij, të dhënë me kusht që të fitonte imunitetin në vitin 1964. Nga fundi i viteve 30-të, të katër agjentët kryen vetëm detyra të vogla të cilat stabilizuan në të njëjtën kohë edhe besimin e britanikëve, edhe dobinë e tyre për sovjetikët. Gjithashtu, kishte shumë operativë në KGB, të cilët do të dëshironin një kontroll total të tyre, sepse KGB-ja gjatë gjithë kohën u trembej prodhimit të agjentëve të dyfishtë. Ndërkohë nëpër Evropë po endeshin retë e zeza të Luftës së Dytë Botërore. Ishte koha që më shumë se kurrë të pestë agjentët të aktivizoheshin dhe të fillonin të prodhonin atë informacion të çmuar për të cilin kishin kaluar muaj të tërë të lodhshëm studimi dhe përgatitje, ishin shpenzuar shumë para dhe mund. Blunt u rekrutua qetësisht dhe e përmirësoi dukshëm reputacionin e tij si historian arti. MacLean i krijoi kredencialet e tij si një oficer i ri i shkëlqyeshëm i shërbimit të jashtëm. Burgess dhe Philby e zgjatën disi më shumë maskimin e tyre të besnikërisë duke u bërë pro nazistë. Që të katërt, përvetësuan me efektivitet rolet e djelmoshave të rinj që po maturoheshin dhe të cilët ishin jashtë mase të diziluzionuar nga komunizmi. Philby, i cili dështoi në përpjekjet e tij për të hyrë në shërbimin e jashtëm, u punësua si reporter për London Times dhe prej sovjetikëve iu ngarkua detyra të ndihmonte në arratisjen e komunistëve dhe socialistëve antifashistë nga Austria. Atje ai takoi gruan e tij të parë, Lizi Friedman, një agjente sovjetike. Pasi qëndroi disa kohë në Vjenë ai shkoi në Spanjë dhe dërgonte reportazhe mbi Luftën e Spanjës në gazetën “The Times”, duke dërguar telegrame të cilat ishin më shumë në favor të fashistëve të Frankos. Në një rast, kamioni në të cilin ai udhëtonte së bashku me disa gazetarë të tjerë u godit nga një predhë artilerie. Dy vetë u vranë dhe Philby u plagos lehtë. Për kurajën e tij në vijën e zjarrit, Franko e shpërbleu me një medalje, duke çimentuar kështu edhe më shumë kredencialet e tij të rreme antikomuniste.

Lexo edhe :  PS rrëzon kërkesën për hetimin e Portit të Durrësit

Të pestët kundër Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara

Kur në vitin 1939 lufta botërore filloi, Maclean dhe Philby (tashmë në Francë), u kthyen në Londër. Asgjë nuk kishte ndryshuar nga besnikëria e tyre ndaj sovjetikëve për shkak të Paktit të Mossulmit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik të vitit 1939. Ata ishin mjaft të mençur sa të kuptonin që përqafimi i Gjermanisë naziste nga ana e Stalinit ishte i përkohshëm. Blunt filloi të punonte në MI5, gjë që i lejonte atij tashmë të zgjeronte shërbimet e tij përtej rekrutimeve të tjera në favor të shërbimit sekret sovjetik dhe i krijonte atij mundësi që t’i transmetonte dokumentet sekrete të siguruara prej tij për tek pika e tij e kontrollit. Por ishte ndërmjet viteve 1940 dhe 1945 periudha kur të pestë i shkaktuan dëmin e parë të madh Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 

 TË PESTËT E KEMBRIXHIT

Anthony Blunt

Anthony Blunt

Mësues i frëngjishtes, këshilltar i historisë së artit i mbretëreshës Elisabet, agjent i MI5 gjatë Luftës së Dytë Botërore, “I katërti”. Anthony Blunt ishte shtatlartë, joshës, arrogant, pak i ftohtë dhe në të njëjtën kohë komunist i devotshëm. Ai ishte nipi i një peshkopi të Kishës Anglikane dhe i biri i një famullitari Anglikan. Ai ishte një homoseksual i dallueshëm dhe për njëfarë kohe ai dhe Burgess kishin qenë të dashur. Gjatë luftës, Blunt shërbeu në MI5, Shërbimin e Brendshëm Informative Britanik. Pas lufte, u bë drejtor i Institutit të Artit të Courtauld-it. Së fundmi ai u bë këshilltar i artit të familjes mbretërore dhe fitoi titullin e fisnikut në vitin 1956. Ky titull iu hoq në vitin 1979, menjëherë pasi kryeministrja britanike Margaret Thatcher e deklaroi atë publikisht spiun sovjetik. Vdiq në vitin 1983.

Guy Burgess

Guy Burgess

Guy Burgess ishte një Folës në BBC, agjent i MI6, sekretar i zv.ministrit të Jashtëm Hector McNeil, sekretar i Forin Ofisit, Londër, Uashington. Guy Burgess ishte gjithashtu një homoseksual i deklaruar, mrekullisht elegant, tërheqës, i paparashikueshëm, i rrëmujshëm dhe një alkoolist i vjetër. Ai ishte i shthurur dhe lakmitar. Këto ishin veset e tij të njohura tashmë. Burgess ishte i biri i një oficeri të marinës, por që kishte dështuar në përpjekjet e tij për të ndjekur gjurmët e të atit. Burgess nuk kishte asnjë nga karakteristikat që njeriu mendon se mund të ketë një agjent sekret. Kishte shumë miq të fuqishëm dhe admirues të cilët i shërbyen atij më së miri në ndjekjen e sekreteve të dobishme për bolshevikët sovjetikë. Ai lindi më 1910 dhe vdiq në vitin 1963 duke u cilësuar më pas si një nga spiunët sekret më të njohur në Botën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Donald Maclean

Donald Maclean

Donald Maclean (1915-1983) ashtu si edhe Blunt ishte simpatik, por nuk kishte sjelljen e akullt të tij dhe nerva të shëndosha. I ati kishte qenë anëtar i Parlamentit dhe sekretar për arsimin në qeverinë e kryeministrit Stanley Baldwin. Ai kishte pasur më parë disa hallakatje homoseksualësh, Burgess pretendonte ta kishte joshur në Kembrixh, por shfaqej si heteroseksual. Ai ishte një puntor i mrekullueshëm dhe një alkoolist serioz dhe i shprehur. Pas jë episodi dehjeje në Kairo, MacLean u kthye mbrapsht në Londër “për t u përmirësuar nga gjendja e tij e lëkundur nervore”. Pas disa muajsh mjekimi intensiv, ju dha pozicioni prestigjioz i Shefit të Seksionit Amerikan të Forin Ofisit. Megjithëse provat kundër tij ishin të pakta në vitin 1951, Philby dhe Burgess e dinin shumë mirë që MacLean do të thyej dhe do të rrëfehej në rast të një hetimi nga ana e MI5.

John Cairncross

John Cairncross

John Cairncross (25 korrik 1913 – 8 tetor 1995) ishte një shërbyes civil britanik me origjinë skoceze, i cili u bë oficer zbulimi dhe spiun gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si agjent i dyfishtë sovjetik, ai kaloi në Bashkimin Sovjetik deshifrimet e papërpunuara Tunny, të cilat ndikuan në Betejën e Kursk. Ai dyshohet se ishte anëtari i pestë i Cambridge Five.  Ai ishte i shquar si përkthyes dhe shkrimtar.

Kim Philby

 

Harold Adrian Russell “Kim” Philby

Harold Adrian Russell Philby, i njohur me emrin “Kim”, sipas personazhit të historive të xhunglës të Kiplingut është përshkruar edhe si babaxhan edhe si i shkujdesur, edhe si jomiqësor edhe i këndshëm e i lezetshëm. Në fakt ai ishte një kameleon i cili mund të bëhej ashtu si e kërkonte rasti. Philby ishte aq inteligjent si agjent saqë mund të zbulonte dallimin ndërmjet dizinformacionit të destinuar të mashtronte rusët dhe sekreteve të cilat ia vlente që të mësoheshin. Ai kishte jo vetëm instikte të jashtëzakonshme por edhe njëfarë stili. Ai ka pranuar që është rekrutuar si agjent nga Edith Tudor-Hart, një komuniste britanike dhe nga operativi i NKVD (më pas KGB) Arnold Deutsch në vitin 1934. në autobiografinë e tij “Lufta ime e Heshtur”, ai shkruan që nga ana e tij rekrutoi Burgess dhe MacLean. Vështirësia me deklarimet e Philby-t është se ai nuk mund të besohet gjithmonë. Por një gjë është mëse e vërtetë, të katërt e njihnin njëri tjetrin shumë mirë, që nga koha që kishin qenë në Kembrixh. I ati i Philby-t ishte një autoritet shumë i njohur në Arabi. St. John Philby ishte kohë pas kohe një agjent britanik, diplomat dhe këshilltar i mbretit Saud. Ai ishte ekscentrik, shpesh kritik ndaj qeverisë britanike dhe ishte edhe pak i krisur, por e kontrollonte veten. Në rininë e tij i biri e shihte shumë rrallë, por edhe e admironte pa masë e ishte pak i frikësuar prej tij. Biografët e Philby-t spekulojnë kur thonë që rezultat i këtij babai të fortë ishte një belbëzim që e ndoqi Philby-n gjatë gjithë jetës së tij, por që ai mundej ta kontrollonte, e ndonjëherë e përdorte në avantazhin e tij për tu dukur i mprehtë. Në dallim nga Burgess dhe Blunt, ai ishte një heteroseksual i konfirmuar dhe jashtë mase aktiv, i martuar katër herë me një numër jot ë vogël të dashurash ndërmjet martesave të tij. Me përjashtim të gruas së tij të katërt që ishte shtetase ruse me të cilën ishte njohur gjatë jetës së tij në Rusi dhe gruas së tij të parë, një komunisteje të devotshme e ndoshta edhe agjente ruse, e dyta dhe e treta nga gratë as që e kishin idenë se çfarë profesioni ushtronte ai. Që të dyja ishin joshur nga Philby ndërkohë që ai ishte i martuar dhe ishin divorcuar nga bashkëshortët e tyre për t’u martuar me të. Philby vdiq në vitin 1988, dhe iu dha Urdhri i Leninit dhe pas vdekjes u stampua një pullë postare me fytyrën e tij dhe vitet e lindjes dhe të vdekjes.

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

Të fundit

Pse nuk duhet t’i qëroni frutat dhe perimet

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Advances in Nutrition”, kur hiqen lëkurat  frutave dhe perimeve, një përqindje shumë e...

Tradita e Byrekut të Mbretit: Një Simbol i Fatit për Vitin e Ri

  Byreku i Mbretit, një zakon i lashtë, që simbolizon fatin dhe bekimin për vitin e ri. Me origjinë nga festat antike si Kronia, kjo...

SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për trafikun e lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim katër të pandehur të akuzuar për...

Fejohet Dua Lipa? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Thuhet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori i njohur i ka propozuar...

Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: I kërkohej këngëtares të…

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka zbuluar disa dokumente të cilët tregojnë se si Parashqevi SImaku në vitin ’89 po...

Lajme të tjera

Web TV