I riu shqiptar bën hapin e madh në karrierë, zhvendoset nga Atalanta në Milano. Një tjetër talent shqiptar ka bërë hapin e madh në futbollin italian, pasi është transferuar tek Interi.
Siç pritej dhe u paralajmërua disa javë më parë, klubi zikaltër ka siguruar një të ri të talentuar, të lindur në vitin 2003, ardhur nga Atalanta.
Bëhet fjalë për Kristian Dervishi, futbollistin e Kombëtares shqiptare të Nën-17-vjeçarëve, i cili ka nënshkruar me Interin për 3 vite, pra, deri më 2023-shin.
Nga e shtuna, ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Kristian Çivu për skuadrën Nën-18-vjeçarëve të klubit milanez.
Pas disa vitesh në sektorin e të rinjve të skuadrës nga Bergamo, Dervishi, është transferuar te zikaltrit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes. Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, teksa ka luajtur për një total prej 90 minutash në 3 ndeshjet e Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve.
Në grupin e 8-të të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe ai ka qenë dy herë titullar dhe një herë është aktivizuar si zëvendësues. Padyshim, kalimi tek një klub si Interi është një gur i rëndësishëm kilometrik në karrierën e këtij lojtari të ri, që premton edhe për ngjyrat kuqezi.
La.Mi/Fjala.al