Apolonia, “kantier ndërtimi” në prag sezoni, vijnë 12 futbollistë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë larguar 3, por kanë ardhur 12 afrime të reja, edhe Kolela ka zëvendësuar Merxhushin në stol. Sikundër pritej, edhe skuadra e rikthyer pas disa vitesh në Kategorinë Superiore, Apolonia, është shndërruar në një kantier ndërtimi, çka padyshim e ka vështirësuar edhe punën e trajnerit italian, Xhovani Kolela, i cili zëvendësoi në stolin fierak trajnerin shqiptar, Artan Merxhushi.

Ky i fundit i riktheu myzeqarët në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, por, përtej premtimeve për vazhdimësi, u zëvendësua nga trajneri italian. Dhe tanimë janë konfirmuar si të larguar Gelando Sharavolli, Redjon Kardhashi dhe Sokol Ymeraj. Ndërkohë, janë plot 12 të afruarit, dhe më konkretisht është Glejdis Ndraxhi, Drago Mumbar, Andrea Shumeli (i rikthyer nga huazimi), Benito Çulli, Imran Fetai, Rimal Haxhiu, Serjan Repaj dhe dhe Eraldo Deda.

Ndërsa janë edhe 4 ganezët Benxhamin Agjare, Kofi Xheboah, Bernard Artur, Robert Gansah. Edhe pse do të luajnë në elitë, fierakët po i qëndrojnë “besnikë” filozofisë së tyre, për promovimin e elementëve të talentuar. Kështu, nga afrimet e kësaj vere Glejdis Ndraxhi dhe Drago Bumbar janë nga 22 vjeç, Rimal Haxhiu, 21 vjeç, Benito Çulli dhe Serjan Repaj nga 20 vjeç dhe Imran Fetai 18 vjeç, shihet që mosha mesatare është 20.5 vjeç.

I fundit që është bashkuar në stërvitje është shkodrani Eraldo Deda. Një futbollist që ka dalë nga akademia kuqeblu dhe aktivizuar edhe me Vllazninë B sezonin e kalua por që ka zgjedhur Apoloninë si mundësi për të dëshmuar aftësitë e tij dhe për më tepër hapësirë aktivizimi. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është...

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt...

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së pacientes, e cila ndërroi...

“Më tha zemrën e kam top!”/ Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme. Ai tregon se foli një javë më parë me...

Evropianët vihen kundër Orbanit: Bllokojini fondet Hungarisë!

Një grup euro-deputetësh i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të bllokojë fondet për Hungarinë me efekt të menjëhershëm, për shkak të zhbërjes së...

Lajme të tjera

Web TV