Kosova hap “dritën jeshile” për sportet, Shqipëria, ende pa “një dritë në fund të tunelit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria, ende pa “një dritë në fund të tunelit” për lojërat me dorë dhe disiplinat e tjera. Në një postim të premten në mbrëmje në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” Komiteti Olimpik i Kosovës ka kumtuar se qeveria e Kosovës ka vendosur të lejojë zhvillimin e veprimtarive sportive në mjedise të hapura dhe të mbyllura. “Në pikat 14 dhe 15 thuhet se gjatë zhvillimit të përgatitjeve dhe garave, duhet të zbatohen masat e parapara për mbrojtje ndaj epidemisë së “Covid 19”.

Më konkretisht, në pikën 14, thuhet se “lejohen veprimtaritë sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e “Covid-19”. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive dhe në hapësirat e hapura sportive.”

Ndërkaq, në pikën 15, thuhet se “lejohen palestrat si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte.” Kjo nënkupton se, përtej gjendjes së epidemisë, sportit i është hapur drita jeshile në Kosovë. Ndërkaq, në krahun tjetër të kufirit shqiptar nuk ka asnjë lloj drite, madje nuk shihet as dritë në fund të tunelit për sportet e tjera, përveç futbollit.

Siç dihet, sezoni i lojërave me dorë, i ndërprerë në mars, uli siparin pa shpallur fitues, ndërsa ende nuk ka një sinjal nga autoritetet shëndetësore dhe nga Ministria e linjës sa i përket fillimit të sezonit të ri. Ndonëse është lejuar transporti publik, janë lejuar palestrat por edhe janë hapur shkollat, sporti pret një dritë jeshile, që, për më tepër, bëhet edhe më e pakuptimtë me vendimin më të fundit për të lejuar veprimtaritë sportive në Kosovë.

Lexo edhe :  Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste...

Trump-Harvard, Shtëpia e Bardhë kërcënon me ndërprerjen e fondeve federale

Universiteti i Harvardit dështoi të mbronte studentët hebrenj nga ngacmimet, arriti në përfundimin administrata Trump pas një hetimi, duke kërcënuar se do të shkurtojë...

Dokumentet sekrete të 3 ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret

Nga Dashnor Kaloçi Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin...

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 ngelës

Sapo janë publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e...

Berat, ra nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, ndërron jetë punonjësi

Një punonjës ndërtimi ne Berat ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej. 66-...

Lajme të tjera

Web TV