SHBA i vendosi sanksioneve të reja, Presidenti iranian ashpërson tonet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiziv më 26 shtator, u tha iranianëve që ta drejtojnë zemërimin e tyre kah Uashingtonit zyrtar, sa i përket ndikimit që do të kenë sanksionet amerikane.

Rohani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “egërsi” lidhur me vendosjen e sanksioneve, përfshirë edhe për sanksionet e reja që u vendosën gjatë kësaj jave.

“Me sanksionet e tyre joligjore dhe jonjerëzore dhe me veprimet terroriste, amerikanët kanë shkaktuar 150 miliardë dollarë dëme për popullin e Iranit”, tha Rohani.

Rohani tha se sanksionet do të pamundësojnë blerjen e barnave dhe ushqimit. Furnizime të tilla nuk përfshihen në sanksionet amerikane, por shumë kompani kanë frikë që të thyejnë rregullat dhe shmangin transaksionet me Teheranin zyrtar.

“Ne nuk kemi parë shkallë të tillë të egërsisë”, tha Rohani.

“Adresa e saktë për të gjitha këto krime dhe presionit ndaj popullit iranian është në Uashington D.C, në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Më 21 shtator, SHBA-ja prezantoi sanksionet e reja ndaj Iranit, ku do të sanksionohen personat dhe entitetet që janë të përfshirë në aktivitetin bërthamor të Iranit ose në programin e raketave konvencionale të Teheranit.

SHBA-ja rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Teherani arriti me fuqitë botërore.

Nga kjo marrëveshje, Uashingtoni u tërhoq dy vjet më parë.

Po ashtu, më 24 shtator, Uashingtoni vendosi edhe një sërë sanksionesh të reja, duke futur në listë të zezë gjykatës dhe entitete të tjera nën dyshimin se kanë shkelur të drejtat e njeriut. Në listën e sanksioneve është edhe një gjykatës që ka qenë i përfshirë në dënimin me vdekje të një sportisti iranian.

Lexo edhe :  Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet, Irani gradualisht ka shkelur kufizimet që ishin vendosur në marrëveshjen e vitit 2015, për programin e tij bërthamor, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji bërthamore./Rel/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Lajme të tjera

Web TV