OBSH bën parashikimin e radhës: Sa do të arrijë numri i viktimave nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por, jo i pamundur”, deklaroi, Michael Ryan drejtor i ndihmës së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë.

Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa.” Sipas Ryan një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2. Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina.

“Atëherë kam frikë se, …”

“Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë?

Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë”, tha Ryan. Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme.

Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që vjen.

SHBA në krye

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins.

Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani. Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane./DW/

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV