“Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit”, shkrimi i fortë ne media serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa gazeta serbe publikuan lajme që nxisin të tjera konflikte në Ballkan. Mediat shkruajnë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit.

Gazeta serbe Informer e njohur si përkrahëse e qeverisë në faqen e parë këtë të hënë ia ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacionalizmi.

“Presidenti Vuçiç, mik personal i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, po zgjeron orekset rajonale. Në fillim synonte copëtimin e Kosovës me anë të dyshes Thaçi-Rama, kurse pas vizitës në Washinton ka shtuar planet rajonale në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Informer.

“Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë” ishte titulli me të cilën hapej gazeta serbe pro qeveritare ‘Alo’ që më pas u publikua edhe në portalet e tjera serbe.

Gazeta serbe shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit, Mbreti i Serbisë nga 8 shtatori 1331 dhe Car (ose Perandor) dhe autokrati i serbëve dhe grekëve nga 16 prillit 1346 deri sa vdiq.

Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët.

Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia. Vulin, ka përsëritur dje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është, ka për detyrë dhe duhet të jetë president i të gjithë serbëve kudo që jetojnë. Ai deklaroi se Vuçiqi duhet ta krijojë “botën serbe”.

“Sikur të kishim guxim që në dy ish-Jugosllavi të hartonim e të tregonim ku jetojmë, sot nuk do të flitnim për këto. Por nuk kemi pasur guxim, e edhe fuqitë e mëdha asnjëherë nuk ua kanë lejuar serbëve të bashkohen”, tha Vulini për televizionin serb “Pink”.

Lexo edhe :  Ditëlindja e PS-së/ Rama uron socialistët: Flamuri ynë është ngjitur më lart se asnjëherë

Ai tha se të gjithë serbët duhet të marrin vendime të përbashkëta për çështje të rëndësishme, se mjaft “kanë kërkuar falje për Serbinë e Madhe” dhe shtoi se bashkimi territorial i Gjermanisë për askënd nuk ishte problem, por bashkimi politik i serbëve është problem, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Të fundit

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë...

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të kaluar dhe një incidenti të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

Irani ka humbur një tjetër person të profilit të lartë në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit...

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Lajme të tjera

Web TV