Meta: Krimet në Tiranë e Durrës, të paamnistueshme. Koha për drejtësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë një mesazh të fortë në Ditën e Trashëgimisë Kulturore. Ai ka ndarë një foto nga shembja e Teatrit Kombëtarë, ndërsa krahas saj shkruan se krimet e rënda kushtetuese ligjore dhe morale, veçanërisht në Tiranë e Durrës kundër trashëgimisë kulturore do të jenë të paamnistueshme.

Kreu i Shtetit thekson se akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës janë dëshmitë ulëritëse se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore. Meta garanton shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!

Postimi i plotë: 

Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.

Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!

Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!

Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin i cili me të drejtë thotë se: “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.

Lexo edhe :  “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! KOHA PËR DREJTËSI! ??

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është...

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Lajme të tjera

Web TV