Merkel: Pandemia kërkon masa më të rrepta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkojë që 16 landet e Gjermanisë të bien dakord për masa më të ashpra kundër pandemisë, nëse rriten rastet e infektimeve me koronavirus.

Merkel, do të bisedojë me udhëheqësit e landeve të martën për masat që mund të përfshijnë mbajtjen e maskave dhe ndalimin e alkoholit, në mënyrë që autoritetet të mos detyrohen të bllokojnë gjithë Gjermaninë, si në muajin mars.

“Qëllimi kryesor duhet të jetë mbajtja hapur e shkollave dhe mjediseve të kujdesit për fëmijët, si dhe funksionimi i vazhdueshëm i ekonomisë pas kufizimeve në fillim të këtij viti dhe në verë”, thuhet në një dokument të qeverisë gjermane të cilin e ka parë agjencia AFP.

Por, përpara takimit, disa udhëheqës rajonal kanë shprehur kundërshtim ndaj ashpërsimit të masave.

Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, tha se rregullat më të rrepta kanë kuptim vetëm në vendet ku numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

Kancelarja gjermane do të nxisë udhëheqësit rajonal të bien dakord për vendosjen e një tavani për numrin e njerëzve që mund të tubohen, nëse shkalla e infeksionit do të ngrihej mbi pragun e 35 rasteve të reja për 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve.

Të hënën, gjatë një takimi me partinë e saj CDU, Merkel kishte paralajmëruar që nëse vazhdon trendi aktual, numri i të infektuarve në baza ditore mund të arrijë në 19.200″.

Gjermania filloi të lehtësojë masat nga fundi i muajit prill, pasi disa javësh izolimi mbarëkombëtar. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës, ja cilët janë disa nga faktorët e tjerë

Rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës,...

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të...

Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK, zbulohet arsyeja!

Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Raportohet “blindimi” i...

Ndihmoi 38 vjeçarin që rrahu punonjësen e OSHEE dje, arrestohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i ngjarjes pas një incidenti të...

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me kalimin e moshës; të tjerët...

Lajme të tjera

Web TV