Mësuesit dhe nxënësit në karantinë/ Mbyllet shkolla e parë nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përgjigjes pozitive të tamponit për 5 mësues, Gjimnazi “Sami Frashëri” në Përmet është mbyllur.

Gjithashtu, mësohet se deri tani nga ky gjimnaz janë të prekur edhe 4 nxënës. Vendimi për mbylljen e gjimnazit ka ardhur pas ditës së djeshme ku doli përgjigjia e tamponit për mësuesit dhe sipas informacioneve të gjithë nxënësit janë karantinuar në banesat e tyre.

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Përmet është e para shkollë që mbyllet si pasojë e Covid-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar thotë se janë me dhjetëra mësuesit e nxënësit e karantinuar në mbarë vendin.

“Nga shëndetësia na rezultojnë 40 fëmijë që duhet të rrijnë në karantinë. Nga të dhënat nga ISHP, 80 persona duhet të rrinë në karantinë dhe ne i kemi zëvendësuar me mësues të tjerë”.

Tirana mban numrin më të lartë të mësuesve dhe nxënësve të karantinuar. Por deri tani asnjë klasë nuk është mbyllur për shkak të infektimit të stafit apo nxënësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar sqaron se ka afro 1600 mësues në dispozicion për të zëvendësuar ata që do të preken nga Covid-19.

Shqetësuese situata është edhe në qarkun e Korçës ku dy mësues të dy shkollave 9-vjeçare në qytet, dy të tjerë në shkollën e Ersekës dhe një në Bilisht kanë rezultuar të infektuar.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV