Grabitet gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, shtëpia e djalit të kryetarit të njësisë administrative Baldushk, në Tiranë.
Pre e grabitjes ka rënë banesa e Agron Balit, ku është marrë një shumë e konsiderueshme parash dhe disa argjendari.
Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa nuk dihen nëse familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes.
Nga ana e policisë kanë nisur hetimet, teksa po punohet për të hedhur dritë më shumë mbi atë që ka ndodhur si dhe pritet dhënia e informacionit zyrtar./Bl.Ba/Fjala.al