‘Ligjet’/ Hajdari: Të shtyhet mbledhja! Gjiknuri: Përfundojmë punën sot, konsultimi nesër në Këshillin Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve që të tërhiqet nga shqyrtimi i draftit, të cilin ai e ka propozuar në janar, bashkë me 11 deputetët e tjerë. Sipas Murrizit, tërheqja është bërë pasi ky draft nuk detajohet nga kushtetua.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari kërkoi që ky takim të mos vazhdonte sot, pasi sipas saj duhet të bien dakord me Këshillin Politik për propozimet e opozitës jashtë parlamentare.

Hajdari e argumentoi këtë kërkesë pikërisht me pretendimin e Gjiknurit për të thirrur në takim Këshillin Politik që ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit të PD-LSI për hapjen e listave.

“Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik”, u shpreh Hajdari.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve

Murrizi: Unë kërkoj që të tërhiqem nga shqyrtimi drafti i propozuar në janar. Në janar kemi kërkuar sistem të hapur, gjë e cila nuk mundet nga  kushtetuta të detajohet. Hiqeni propozimin tim dhe të deputetit Valteri.

Manja: Jam dakord që pr/ligji juaj është dorëzuar përpara ndryshimeve të 30 korrikut. Ju tërhiqeni nga ato nene që nuk kanë lidhje me ato të 30 korrikut, por të shqyrtojmë nenet për të cilat ju keni depozituar amendamentet.

Rudina Hajdari: Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI. Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik

Gjiknuri: Nuk kemi pse pengojmë Komisionin e Ligjeve. Këshilli Politik do të vazhdojë nesër, por ne këtu do vazhdojmë pa e ndërprerë punën.  Do të vazhdojmë dhe nesër, të shohim ku mund të afrohemi, pa e cënuar frymën e Kushtetutës

Lexo edhe :  Shqipëri "e thatë" në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Hajdari: Ato që do diskutojmë ne sot, preken drejtpërdrejt nga propozimi i opozitës jashtë parlamentare. Duhet t’i marrim parasysh propozimet e tyre. Janë të njëjtat nene. Do të duhet tu rikthehemi më pas. Nëse nuk doni konsensus, është puna juaj. Po nëse keni vullnet t’i përfshini edhe ata, edhe për votën parapëlqyese edhe për koalicionet, ndalojeni këtë mbledhje, dhe vazhdojmë pas Këshillit Politik. Ky është një gabim shumë i rëndë. Tregojeni vullnetin e mirë, tani, në këtë momente. Ndërprisni këtë mbledhje. Të biem dakord në Këshillin Politik se si do të hapen listat, pra të vijmë këtu.

Gjiknuri: Habitem se znj. Hajdari ka ndryshuar mendim për këshillin politik. Fryma e re e Kushtetutës e ka mbyllur debatin për koalicionet. Është pikë e vështirë për të gjetur kompromis, kudo që mund ta  diskutojmë atë.  Ky proces do të vazhdojë këtu, por nuk e ndërpret punën e Këshillit Politik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV