Hemilton-Mercedes, një kontratë dhe 130 milionë Euro për 3 vjet në mes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Supozohej të ishte një çështje e mbyllur prej muajsh, pasi dukej si dukej si një “martesë e bërë në parajsë. Por Ljuis Hemiltoni dhe “Mercedes”-i ende nuk e kanë nënshkruar kontratën e re, nga e cila piloti britanik pritet që të përfitojë 130 milionë Euro në 3 vitet e ardhshme.

Por palët ende nuk janë ulur për bisedime, për shkak të situatës së paqartë, të shkaktuar nga virusi korona. Rinovimi i kontratës së Ljuis Hemiltonit do të ishte në rrugën e duhur nëse palët do të ishin ulur për të negociuar.

Në fakt, ata kurrë nuk e kanë bërë këtë. Toto Volfi dhe piloti britanik gjejnë kohë midis garave, jashtë pistave, ndonjë pasdite, ndërsa shijojnë pica, natyrisht vegane, për të diskutuar detajet e një kontrate, të cilat do t’i diskutojnë me avokatët më vonë. Kalendari na detyron të mendojmë se konfirmimi i vazhdimësisë së tij në Formula 1 me “Mercedes”-it është i afërt. Ka javë pushimi midis Soçit, Nyrburgringut dhe Portimaos.

Dhe lajmi do të ishte një publicitet i mirë për ekipin gjerman në garën që do të bëhet në shtëpinë e vet. Sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, pyetja është nëse do të jetë dy apo 3 vjet. E sigurt është që ky mund të jetë rinovimi i fundit i Hemiltonit si pilot i Formulës 1.

Tanimë 35 vjeç, 260 gara, 90 fitore, 96 pole dhe 159 podiume, në rrugën drejt fitimit të shtatë titujve, garancia e suksesit që “Mercedes”-i i ka ofruar që nga viti 2013 ka eklipsuar çdo mundësi për të shkuar diku tjetër, përfshirë edhe “Ferrari”-n në vitet e fundit.
Hemiltoni ka pilotuar gjithmonë me një motor “Mercedes”, edhe kur ishte tek “MekLaren”-i dhe firma gjermane nuk dëshiron të humbasë imazhin e tij, duke e lënë atë të largohet tani.

Lexo edhe :  Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Megjithatë Ljuisi është shprehur se për vazhdimësinë duhet të presin njëherë, pasi të sqarohet situata e epidemisë. Këtu hyn edhe paga e britanikut. Sipas të përditshmes britanike, “Daily Mail”, kontrata e tij e re mund të shkojë deri në 130 milionë Euro në 3 sezone. Por ata i kanë mohuar shifra kaq të larta për muaj të tërë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Lajme të tjera

Web TV