FSHB ndryshon mendje për formulën e meshkujve, rikthehet gara me dy nivele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga një grup i vetëm, sezoni i ri rikthehet tek formula e vjetër me dy nivele. Kryesia e Federatës Shqiptare të Basketbollit, e mbledhur të martën në mbrëmje në kryeqytet, ka marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket sezonit të ri të koshit shqiptar.

E drejtuar nga Presidenti i saj, Avni Ponari, dhe me praninë e 5 prej 7 anëtarëve të zgjedhur të saj, organizmi që qeveris koshin në vend ka anuluar vendimin e saj të mëparshëm.
Vendim që parashikonte zhvillimin e kampionatit të sezonit të ardhshëm me një kategori të vetme për meshkuj, duke rikthyer formulën e sezonit të shkuar, të mbetur të papërfunduar për shkak të epidemisë së virusit korona. Pra, sikundër ka nisur edhe sezonin e shkuar, edhe këtë sezon, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj do të zhvillohen me dy nivele, me Superligën dhe me Kategorinë e Parë, të përbërë nga 6 skuadra secila.

Duke qenë se sezoni i shkuar është cilësuare zyrtarisht si i papërfunduar dhe pa fitues, pa zbritje nga kategoria dhe ngjitje më lart, skuadrat që do të përbëjnë dy grupet e sezonit të ri, do të jenë po ato të sezonit të shkuar, pavarsisht renditjes që mbanin deri në mesin e marsit, kur edhe gara u ndërpre.

Ndërkohë, për të lehtësuar barrën financiare, FSHB-ja vendosi të përgjysmojë tarifën e regjistrimit për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, por edhe për të rinj dhe për të reja.

Po kështu, Kryesia e Federatës vendosi që të përkrahë 4 skuadrat pjesëmarrës në edicionin e ri të Ligës Unike me Kosovën, duke mbuluar shpenzimet e tyre të udhëtimit. Data e nisjes së sezonit të ri të basketbollit shqiptar është caktuar paraprakisht 15 nëntori 2020.

Lexo edhe :  Pjesë e formacionit të vitit në Bundesliga, Granit Xhaka shkëlqen me Leverkusenin

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV