Helena Kadare: At Zef Pllumi dhe “Ferri” i Dante Aligerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Helena Kadare

Më ka mbetur në mend fytyra e tij e qetë, pa asnjë shenjë të jashtme që të theksonte se ishim para njeriut të madh. Banonte në breg të lumit, në një shtëpi të madhe e të vjetër, ashtu siç i kisha përfytyruar shtëpitë e Francës së thellë nga leximet e shkrimtarëve të shekullit të kaluar. Meqenëse ai jetonte vetëm, me të motrën, pas bisedës së gjatë në bibliotekë, na ftoi të shkonim në restorantin e fshatit.

Natyrisht njihej e adhurohej prej të gjithëve, por askush nuk e bënte të ditur me bujë këtë. E vetmja shenjë e dukshme ishte kujdesi i tyre i madh, për ta kënaqur sa më mirë atë dhe miqtë e panjohur, që ai kishte sjellë me vete. Kur u nisëm për të ikur, ai na përcolli vetë me këmbë deri në stacion të trenit, që ishte më shumë se një kilometer larg. Derisa treni mori rrugë ai qëndroi aty për të na dhënë një lamtumirë të fundit.

Duke kujtuar në këto shënime takimin e paharruar me Julien Gracq-un, pata dëshirën t’i kthehem përsëri personazhit të dashur të At Zef Pllumit. Kishin të përbashkët cilësimin „patriark“, megjithëse të përdorur në kushte krejt të ndryshme. Kujtimi i tyre më jep përherë po atë emocion që të shkaktojnë gjërat fort të dashura, për të cilat je i ndërgjegjshëm se, ashtu sikundër ylberët, s’do të vazhdojnë gjatë. E sjell në mendje Padren në një tubim që, në mos gaboj, duhet të ketë qenë dalja e tij e fundit në publik.

Me të njëjtin zhgun françeskan të lidhur me litar të bardhë, me të njëjtën mënyrë befasuese, me një hap të lehtë dhe aspak të ngecur nga pleqëria, ai u shfaq përpara qindra vetave në promovimin e librit të Is për Dante Aligierin, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve.

Lexo edhe :  11 maji, Berisha kërkesë në Asamblenë e PPE: Dërgoni një mision në Shqipëri!

Ishte i paharrueshëm çasti kur nga tribuna iu drejtua italianëve që merrnin pjesë në atë mbledhje: „Dantja nuk e ka shkruar Ferrin e Komedisë hyjnore për ju. Ai e ka shkruar atë për ne, shqiptarët“. Fjalët e tij e përshkuan sallën si një rrymë magnetike.

Aq sa ç’ishin të pabesueshme, po aq tingëlluan profetike e të vërteta. Dantja për shqiptarët!!! Vetëm një njeri që kishte provuar burgjet e tmerrshme të komunizmit do të kishte të drejtë ta thoshte këtë. (Marrë nga libri “Kohë e Pamjaftueshme”). /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

 

Të fundit

Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar...

NATO planifikon rritje me 30% të shpenzimeve të mbrojtjes, ja cili është shkaku

Ky vendim vjen paso NATO planifikon të zgjerojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen kundër kërcënimit të vazhdueshëm nga...

Policia nis ‘aksionin’ për vendosjen e paligjshme të pajisjeve të plazhit

Në terren kanë ndërhyrë strukturat e Policisë Bashkiake, inspektorët e mbrojtjes së territorit dhe shërbimet vendore, me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Zona e...

Paralajmëroi luftë në PD/Gjokutaj: Berisha e nxori nga koma PD-në, s’ka arsye të largohet

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar statusin e pak ditëve më parë, ku paralajmëronte se disa deputetë të PD po tentojnë të rrëzojnë Berishën. Ai...

Sigurimi i pronës me SIGAL, modeli europian që duhet përqafuar në Shqipëri

Ngjarjet aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore janë bërë një realitet i pandashëm i përditshmërisë. Një zjarr i papritur ra dyditë më parë në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV