Akuza për korrupsion/ GJKKO lë në fuqi pezullimin e zv.drejtorit të OFL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin, zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, pas akuzave për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor.

Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane. Kjo çështje është duke u hetuar dhe ka të ngjarë që të ketë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Avokati Artan Broci tha se deri më tani ka vetëm dyshime dhe se vetë Shkëmbi është i interesuar për të zbardhur çështjen.

Ai pyet nga gazetarët nëse Shkëmbi kishte përdorur rrjetin EncroChat, një rrjet i sofistikuar i përdorur nga grupi i krimit të organizuar në Evropë, ku janë arrestuar më shumë se 700 persona.

“Nuk ka asnjë provë që zt.Shkëmbi ka qenë përdorues apo pronar i një telefoni. Ka dyshime që ne do t’i verifikojmë. Vetë zt. Shkëmbi është i interesuar për ta zbarhdur këtë çështje. Ka një karrierë 20 vjeçare. Ka drejtuar 178 operacione shumë të suksesshme. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të paraqesim ankimim”- tha avokati.

Vendimi për pezullimin e tij u mor tre ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit.

Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka...

Diplomatët evropianë nuk pajtohen për vend-takimin e mundshëm Trump-Zelensky-Putin

Në varësi të asaj se si do të shkojë takimi i sotëm, Sky News kupton se diplomatëve evropianë u është kërkuar nga homologët amerikanë...

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në Uashington mes Donald Trump dhe...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Lajme të tjera

Web TV